E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, furtune kritikash per emerimet

Karta me e forte mbi te cilen u mbeshtet fushata e Barak Obames ishte ndryshimi. Por, nga Rom Emanueli qe hapi listen e emerimeve te tij e deri te shpallja e pritshme e ish-liderit demokrat te Senatit Tom Deshell si sekretar te Shendetesie, emrat e zgjedhur nga Obama po nxisin kritika te ashpra.

Republikanet e kane quajtur si nje prirje jo te mirepritur, faktin se ne administraten Obama po hyjne te ashtuquajturit “insajders”, apo sic njihen ndryshe politikanet e vjeter e me ndikim ne Uashington.

Kritika kane ardhur edhe nga organet e shtypit, te cilet e vene theksin tek oferta qe Obama i ka bere Hillary Clinton. Sipas mediave amerikane, gjithcka ka mbetur ne doren e saj per te vendosur.

Ndersa analistet, duke u bazuar tek emerimi i mundshem i Erik Holder si kryeprokuror, i jane drejtuar Obames duke deklaruar se, vertet duhet te zgjedhesh njerez me eksperience, por ne te zgjodhem per te ndryshuar jo per te ricikluar.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›