Pengohet eskorta e Berishes
E premte 26 Tetor 2012 2155
Eskorta e kryeministrit BerishaEskorta e kryeministrit Berisha eshte perfshire mbremjen e te premtes ne nje incident qe fatmiresisht perfundoi pa asnje te lenduar.
Makina e shefit te qeverise dhe mjetet qe e shoqeronin jane bllokuar nga nje makine qe ishte futur ne krahun e kundert te levizjes ne superstraden Tirane-Durres. Per disa momente ne aksin rrugor ka mbizoteruar paniku per ndonje aksident te mundshem. Por fatmiresisht nuk ndodhi asnje perplasje dhe policia ka izoluar ne kohe makinen qe i perkiste nje shtetasi nga Prishtina. Sipas policise eskorta ka arritur qe ti shpetoje aksidentit dhe pas disa minutash makina e kryeministrit ka mundur te pa probleme. Nga hetimet e para rezulton se shtetasi nga Kosova ka hyre ne drejtim te kundert ne aksin Vore-Kasher pasi shoferi nuk njihte mire rrugen. Nderkohe eskorta e kryeministrit po kthehej nga Durresi ne Tirane.
Komente
Facebook