E Shtunë, 31 Tetor 2026

Penn akuzohet për sulm dhe vandalizëm

Fituesi i çmimit Oskar, Sean Penn, do të përgjigjet para gjykatës për sulm dhe vandalizëm, pasi vjeshtën që shkoi në Los Anxhelos ka sulmuar fizikisht një paparaci.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e gjykatësit të qarkut, sipas së cilës aktori më 2 tetor të vitit të kaluar është përleshur me fotografin në lagjen e Los Anxhelost Brentwood dhe ia ka dëmtuar fotoaparatin.

Seanca dëgjimore është caktuar më 22 mars. Nëse gjykata e shpall fajtor, 49-vjeçari Penn rrezikon të dënohet me 18-muaj heqje lirie.

Penn ka fituar Oskarin për rolin në filmat “Lumi mistik” dhe “Milk”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›