Pensionet, aplikimet e llogaritja do bëhen online
17/01/2012 ISSH, zbardh 11 hapat se si do plotësohen kërkesat për përfitim
Zbardhet procedura e re e aplikimeve dhe llogaritjes së pensioneve, e cila duke filluar nga gjashtëmujori i dytë i vitit o të kryhet e gjitha nëpërmjet sistemit elektronik. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi, ka detajuar gjatë ditës së djeshme procedurën që pensionistët e rinj (që i shtohen skemës) e ata të vjetrit duhet të ndjekin nga plotësimi i kërkesës dhe kritereve të tjera, deri në verifikimin e marrjen e masës së plotë të pensionit që u takon. Procedura me 11 hapat e detajuar nis me hyrjen në adresën zyrtare të internetit të ISSH-së, www.sish.gov.al, ku hapi i parë do të jetë klikimi mbi linkun e pensioneve, në të cilën do të hapet një tjetër faqe, ku është hedhur kërkesa dhe formulari që ata duhet të plotësojnë së bashku me të dhënat përkatëse për të përfituar pension. Pas mbushjes së formularit të pensionit të pleqërisë hapi i tretë që do të ndiqet është ai i hedhjes së të gjitha të dhënave të detajuara të aplikantit mbi gjendjen civile, historikun e punës së aplikuesit. Pas plotësimet korrekt të formularit dhe kërkesës me të dhënat e kërkuara aplikuesi e dërgon elektronikisht kërkesën, e cila më pas i shkon pranuesit të kërkesave, ku bëhet llogaritjet dhe verifikimet specifike deri në caktimin e masës së plotë të pensionit. Procedurën e plotë që do të ndiqet për aplikimet dhe lidhjet e pensionit në sistemin on-line e gjeni të shpjeguar në tabelat bashkëngjitur shkrimit. Krahas përfitimeve të reja që do t’i shtohen skemës, informatizimi i të dhënave dhe procedurës së aplikimit do të lejojë edhe kategoritë e tjera që të mund të verifikojnë llojet e përfitimeve. Procedura e hedhjes së informatizuar të të dhënave ka përfunduar edhe për të siguruarit në zonat rural, ku janë bërë detajimet përkatëse për 12 rajonet sipas regjistrave të veçantë.
Programi i ri
Lidhur me procesin e informatizimit të sistemit të sigurimeve shoqërore drejtoresha Koldashi ka deklaruar se synon llogaritjen automatike të përfitimeve, krijimin e llogarive personale të kontribuuesve. Sipas saj, ka përfunduar procesi i hartimit të softit të sistemit financiar në bashkëpunim me ndihmën e ekspertëve të huaj. “Ky ka qenë një nga proceset më komplekse, pasi softi duhej përgatitur për 53 llojet e përfitimeve që jepen nga skema e sigurimeve dhe natyrisht integrimi me të gjitha softet e tjera kërkonte mjaft kohë. Hartimi i softit ka përfunduar tashmë dhe ka nisur puna për trajnimin e stafit në tri nivele dhe besojmë se në muajin shkurt do të bëhet i mundur fillimi i impelemtimit edhe të këtij softi.
Regjistri me dosjet e të gjitha pensioneve
Hedhja në këtë sistem i të gjitha të dhënave që kanë të bëjnë me vjetërsinë në punë të shtetasve shqiptarë dhe krijimin e Regjistrit Kombëtar të Pensioneve tashmë po shkon drejt zbardhjes. Koldashi ka bërë me dije se puna ka nisur me hedhjen e të gjithë regjistrave, si të ish-kooperativave bujqësore, ashtu dhe të ndërmarrjeve shtetërore përpara vitit ’90. Konkretisht deri tani ka përfunduar hedhja në sistem i 9400 regjistrave të ish-kooperativave bujqësore dhe ndërkohë po vazhdon puna në 12 rajonet për hedhjen e regjistrave urbanë. Instituti i Sigurimeve disponon 10 800 regjistra, nga të cilët deri tani janë hedhur në sistem on-line 2920 prej tyre. Parashikohet që ky proces të mbyllet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti. Duhet theksuar se fillimisht puna ka nisur me mbledhjen e dokumentacionit nga arkivat vendore. Aktualisht ka përfunduar procesi i grumbullimit, përpunimi i dokumentacionit dhe hedhja e të dhënave në mënyrë të përsëritur, me qëllim shmangien e gabimeve njerëzore, duke hedhur në sistem të gjitha të dhënat që gjendeshin në këto regjistra. Përveç kësaj nga strukturat e ISSH-së ka nisur puna për grumbullimin, përpunimin dhe hedhjen e të dhënave që ndodhen në borderotë për periudhën pas vitit 1993. Ka përfunduar hedhja në sistem e të dhënave për të gjithë të vetëpunësuarit në bujqësi për periudhën 1993-2011. Pjesë e këtij procesi ka qenë edhe hartimi i regjistrit kombëtar të pensioneve me regjistrimin e të gjitha të dhënave që ndodhen në dosjen e pensionit, duke bërë të mundur ndërkohë kontrollin e të dhënave lidhur me gjeneralitetet, vjetërsinë, datëlindjet e deklaruara nga vetë personat. Deri tani nga 570 mijë dosje pensioni janë hedhur në sistem 310 mijë dosje”, - ka pohuar Koldashi.