E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faturat “e kripura” të ujit, banorët të indinjuar

17/01/2012  Drejtori i ujësjellësit Zoto: Do të verifikohen frymët për çdo familje, kompensimi në shkurt

FIER- Banorët e qytetit të Fierit ankohen për një rritje drastike të faturës së ujësjellësit për muajin janar. Madje shumë pre tyre të revoltuar për këtë rritje të pakuptimtë kanë shkuar në zyrat e ujësjellës-kanalizimeve sh.a në Fier për t’u ankuar, por që nga drejtuesit e lartë të kësaj ndërmarrjeje nuk kanë marrë ende “Ok” për kompensimin.

Faturat

Sipas banorëve dhe sidomos të gjithë ata që nuk kanë matës të ujësjellësit në familje, kanë paguar faturën aforfe për ujin e pijshëm prej 12.800 lek të vjetra për muajin janar, qoftë kjo familje edhe me një frymë. “Jam vetëm një person në familje-thotë pensionistja Qanie Hoxha banore e lagjes “15 tetori” e qytetit të Fierit dhe këtë muaj më erdhi fatura 12.800 lek të vjetra, ndërsa unë jam vetëm një person. Mësova si për mua një person, ashtu edhe për familje me 8 vetë, njësoj do paguajnë. Kjo nuk është e drejtë.” Në drejtorinë e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve sh.a drejtori i saj, Salarjon Zoto, pohon se ky fakt është i vërtetë, por ai shton se ka mundësi që pas verifikimeve të gjithë personat që janë një person në familje do të kompensohen në muajin shkurt. “Në muajt që sapo kaluam ne dolëm si ndërmarrje me humbje dhe pothuajse të gjithë familjet që nuk kishin matës, na sillnin certifikatë familjare që na rezultonte një ose 2 vetë në familje. Ne do t’i verifikojmë një për një. Është e vërtetë që një familje me 2 persona kur nuk kishin matës paguanin aforfe 6800 lek të vjetra, ndërsa tani 12.800. Por pas verifikimit nëse certifikatat familjare janë të sakta do t’i kompensojmë në muajin shkurt” tha drejtori i ujësjelllësit Salarjon Zoto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›