E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet e ish-ushtarakeve ja si perfitohen

Ushtaraket te cilet e kane perfituar te drejten e pensionit te parakohshem dhe suplementar me botimin ne fletoren zyrtare te vendimit te qeverise duhet te ndjekin procedurat e percaktuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore menjehere pas lindjes se kesaj te drejte. Keshtu sipas njoftimit te ISSH cdo person duhet te paraqitet prane inspektorit te pensioneve ku se pari plotesohet nje kerkese format ne dy kopje.

Pas kesaj menjehere hapet nje dosje e posacme per cdo aplikues per pension ku vec dokumenteve te personit dhe te sigurimeve shoqerore pritet te bashkengjiten edhe dokumentet e minisrise nga ku ka qene varesia e punes e ushtarakut. Kjo procedure duhet te realizohet per 5 dite. Pas ketij konfirmimi inspektori llogarit pensionin brenda dy diteve per te gjithe ata qe u lind e drejta pas 27 qershorit 2009 si edhe dhe per pensionet suplementare te ushtarakeve te liruar para kohe.

1. Paraqitja ne zyren e pensioneve
2. Plotesimi i kerkeses format
3. Hartimi i dosjes
4. Ballafaqimi i dokumenteve me ata te ministrive 5 dite
5 Llogaritja e pensionit 2 dite

Pas mbylljes se kesaj procedure e gjithe puna kalon ne zyrat e sigurimeve shoqerore te cilat do te vazhdojne procedurat ne komunikim me aplikuesin. Procedura e percaktuar ne ushezimin e ISSH kerkon qe inspektoret brenda dates 15 tetor duhet te kene pergatitur listat e plota te perfituesve si dhe nje indeks elektronik te dosjeve. Me tej dy dite pas marrjes se konfirmimit nga ministrite perkatese per dokumentacionin e aplikanteve kur e gjen ne perputhje me dosjen ben llogaritjen e menjehershme te pensionit.

Ne te kundert harton nje akt pezullimi dhe rinis shqyrtimin edhe nje here tjeter te dokumentacionit deri ne saktesimin e tij. Ne perfundim cdo inspektor njofton aplikantin me shkrim per masen e perfitimit dhe po me shkrim dergon urdherin e pageses ne qendren e shpernarjes se pensionit

1. Hartimi i listes elektronike te perfituesve dhe dosjeve
2. Krahasimi i dokumenteve te dosjes me ata te dikastereve
3. Llogaritja e pensionit
4. Njoftim me shkrim per perfituesit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›