E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet e posacme dhe te vecanta, si perfitohen

Pensioni i posacem shteteror fitohet vetem me nje urdher apo vendim te vecante nga Keshilli i Ministrave. Nderkohe qe perfitues jane vetem nje kategori personash sic jane personat qe kane marre pjese ne levizjen e Rilindjes Kombetare, ne levizjet popullore, ne luften kunder pushtuesve nazifashiste brenda dhe jashte Shqiperise, ne mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritetit territorial te Shqiperise, ne levizjen demokratike dhe qe kane merita te vecanta. Po keshtu persona te cilet kane arritur rezultate te dallueshme ne fushen e shkences, kultures, arteve, ekonomise dhe politikes, por edhe ata qe kane vuajtur nga persekutimi politik nen regjimin komunist. Persa i perket procedurave qe duhet te ndjekin keta person dhe dokumentacioni qe ata duhet te dorezojne eshte me e thjeshte se ne rastet e tjera. Fillimisht behet kerkesa, propozimi per perfitimin ose shtesen e pensionit te posacem shteteror behet nga personi i interesuar, nepermjet Keshillit te Qarkut te vendbanimit te personit. Po keshtu edhe organizatat ose shoqatat, nepermjet Keshillit te Qarkut te vendbanimit te personit, Titullaret e Ministrive, ku punon perfituesi perkates; Kryeministri; Kryetari i Kuvendit; Presidenti i Republikes. Kerkesa duhet te permbaje gjeneralitetet, emrin, atesine, mbiemrin, datelindjen, vendlindjen etj dhe duhet te jete e shoqeruar me dokumentet, si certifikate, vertetim per pensionin qe merr, vertetim KMCAP-i, titujt, kopjen e noterizuar te Statusit te te perndjekurit politik. Pensionin e posacem shteteror e perfitojne personat e siperpermendur si shtese mbi pensionin qe iu takon nga sigurimet shoqerore, ose si pension nese nuk perfitojne pension nga sigurimet shoqerore. Pensioni i posacem shteteror nuk mund te jete me i ulet se pensioni baze dhe as me i larte se dyfishi i pensionit baze, te miratuar ne momentin e lindjes te se drejtes. Kurse pensioni per
merita te vecanta eshte pensioni i caktuar sipas nenit 33, te Ligjit nr. 4171, date 13.09.1966 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken Popullore te Shqiperise" dhe do te vazhdoje te paguhet nga organet e sigurimeve shoqerore, deri sa perfituesi te vdese. Sot pensioni per merita te vecanta nuk llogaritet. Ky lloj perfitimi po vjen drejt mbylljes se tij.

Procedurat dhe dokumentacioni qe nevojitet:

Personi i interesuar, nepermjet Keshillit te Qarkut te vendbanimit te personit;
Organizatat ose shoqatat, nepermjet Keshillit te Qarkut te vendbanimit te personit;
Titullaret e Ministrive, ku punon perfituesi perkates;
Kryeministri;
Kryetari i Kuvendit;
Presidenti i Republikes.
Kerkesa duhet te permbaje gjeneralitetet, emrin, atesine, mbiemrin, datelindjen, vendlindjen etj dhe duhet te jete e shoqeruar me dokumentet, si vijojne:
Fotokopjen e leternjoftimit elektronik ose certifikaten e gjendjes civile;
Vertetim nga Sigurimet Shoqerore nese merr pension dhe masen e pensionit;
Vertetim te KMCAP-it per personat e paafte per pune;
Kopjet e noterizuara te dokumenteve qe vertetojne meritat e vecanta si titujt, medaljet, urdhrat etj;
Kopjen e noterizuar te Statusit te te perndjekurit politik.

Shperblimet qe jepen nga shteti
Perfitimi per lindjen e femijeve

Kush paguan sigurime perfiton shperblim edhe ne rastet kur behet me femije. Sipas ligjit, per te marre perfitimin, ne kete rast duhet te paraqisesh certifikaten e lindjes se femijes; librezen e periudhes kontributeve, vertetimin e vjetersise ne pune dhe derdhjet kontributive. Ne pjesen e kushteve te perfitimit, ligji parashikon qe shperblimi per lindje femije i paguhet nje personi te siguruar, i cili eshte nena ose babai i femijes qe lind, me kusht qe njeri prej tyre te kete kontribuar per nje vit para lindjes se femijes. Shperblimi behet i pagueshem vetem nje here dhe nena do te kete paresi ne perfitimin e pageses, ne rast se ajo eshte e siguruar. Ligji parashikon qe shperblimi per cdo femije te lindur do te jete nje shume e barabarte me 50 % te pages minimale mujore, te miratuar me VKM, ne momentin e lindjes te se drejtes. Sot, paga minimale eshte 19 mije leke ne muaj dhe shperblimi per nenat qe do te lindin femije dhe plotesojne kushtet, do te jete 8500 leke.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›