Shoqëria & Kultura | 20.08.2010

Eshtë viti 1837. Mbreti i sapokurorëzuar i Hanoverit shfuqizon kushtetutën e landit, që për mendimin e tij është shumë liberale dhe përjashton shtatë profesorë të universitetit Gëttingen. Ndër këto profesorë janë edhe Jakob dhe Vilhelm Grimm, botuesit e përmbledhjes së përrallave dhe të "Gramatikës gjermane". Pushimi i tyre ishte një akt i vërtetë arbitrar, por rikthimi në format e vjetra të sundimit absolutisht, që mendoheshin të kapërcyera, ka pasoja të paimagjinueshme. Të dy vëllezërit Grimm - pasi u dëbuan jetuan fillimisht në Kassel e më vonë në Berlin pranojnë ofertën e një shtëpie botuese nga Lajpcigu dhe fillojnë punën në veprën e tyre madhore "Fjalorin gjermanisht".
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Poet politik: Grasi në selinë e PSD Me përshkrimin e këtyre ngjarjeve nis libri i ri i Günter Grassit. Por atë nuk e intereson vetëm fakti se të dy Grimët për vite të tëra përpunuan kuptimin e çdo fjale nga veprat e poetëve. Ai realizon edhe rrethanat politike të këtyre punëve dhe trajtimi i kësaj historie i jep atij shkas për të shkruar për punën e tij politike që prej fillimit të viteve 1960-të dhe hyrjen e tij të parë në Partinë Socialdemokrate Gjermane, SPD.
Vuajtjet e ribashkimit
Këtu Günter Grass-i kapërcen lehtë hendekun e thellë ndërmjet shekullit të 19-të dhe shekullit të njëzetë. Nga Gjermania e përçarë, viktimë e së cilës u bënë dy filologët, vjen psh tek ndarja gjermane dhe ribashkimi, nga pasojat e të cilave vuan ende. Me vitin e kthesës 1989 ai nuk është në gjendje të lidhë asgjë të mirë. Për të ky është viti, prej të cilit e tutje RFGJ mund të shihte RDGJ një objekt të favorshëm për shfrytëzim.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Günter Grass dhe kryetari i SPD Willy Brandt 1976Këto pikëpamje politike Günter Grass nuk i ka formuluar për herë të parë. Por në librin e tij të ri Günter Grass nuk ka synim të sjellë në qarkullim pikëpamje të reja politike. Në "Fjalët e Grimmëve" ai shkruan pjesën e tretë të autobiografisë së tij. Vëllimet e hershme janë "Qërimi i qepëve" (2006), në të cilin tregon për veten, kur ka qenë i ri, dhe libri "Kutia" (2008), me histori të martesave, të fëmijëve dhe dashurive të tij. Tani ai tregon për jetën e tij si qytetar i angazhuar politikisht dhe autor: Grass shkruan për bashkëkohasin Günter Grass.
Autor: Klaus Siblewski
Redaktion: Aya Bach / gs
Günter Grass, Grimms Wërter. Eine Liebeserklärung
Steidl Verlag 2010
368 Seiten, 29,80
Vilma Filaj-Ballvora