Pensionet, kurthi i skemës

“Në bazë të ligjit ne kemi për detyrë të mbulojmë vetëm inflacionin përmes kontributeve. Nëse qeveria vendos t’i rrisë me shumë, atëherë fondet do vijnë nga buxheti”, thotë Evelina Koldashi, drejtore e ISSH-së.
Te ardhurat nga kontributet janë rritur vit për vit, por pagesat për pensionet po rriten edhe më shumë. Vitin e kaluar, qeveria pagoi 55 milionë dollarë nga buxheti për të mbuluar vetëm deficitin primar të skemës, pa llogaritur pagesat për kategoritë e privilegjuara. ISSH ka edhe një shqetësim tjetër.
“Janë dy elementë që po grryejnë të ardhurat. E para emigrimi, e dyta ekonomia informale”, shton Koldashi.
Ekspertët thonë se skema e sigurimeve ka nevojë për ndërhyrje urgjente, jo vetëm për të përmirësuar financat e saj, por edhe për ta bërë një skemë më të drejtë.