Rama:Ndshkim zaptuesve t hapsirave publike

Ne fokusin e tyre pervec lokaleve te nates duket se do te jene edhe ato te cilat kane zene trotuaret.
“Duhen ruajtur hapësirat publike nga ndërtimet dhe zhvillimet e ndryshme qe kane si qellim kthimin e ketyre ambienteve në zona përfitimi”, u shpreh Rama.
Kreu i Bashkisë ka kerkuar qe aksionet e tyre per te garantuar hapesirat per qytetaret te jene te vazhdueshme dhe puna te intensifikohet edhe më, gjate sezonit veror.Por nga ana tjeter ai u kerkon ketyre strukturave qe veprojne ne terren te respektojne miresjelljen ne cdo rast .
“Përmes ketij kontrolli periodik te reflektohet respekti i Bashkisë së Tiranës ndaj cdo sipërmarrjeje private në këtë qytet duke e garantuar maksimumin etik ne raport me cdo subjekt”, tha Rama.
Rama ka terhequr vemendjen per ruajtjen e hapesirave brenda blloqeve te banimit, per vazhdimin e disiplinimit per derdhjen e mbetjeve urbane, disiplinimin e parkimeve te automjeteve dhe gjithcka tjeter qe ul cilesine e jetes ne kryeqytet.