Pensionet, si llogaritet rritja

Menjehere pas marrjes se vendimit per rritjen me 10 dhe 15 per qind te te gjitha kategorive te pensioneve, ka filluar puna per llogaritjen e shteses se re per cdo pension. Keshtu, Instituti i Sigurimeve Shoqerore po pergatit urdhrin, i cili do te shperndahet ne te gjitha drejtorite rajonale, qe te vihet ne zbatim ne menyre qe pensionistet te marrin pensionet e reja qe nga nje korriku.
Sipas Ministrise se Financave, brenda nje periudhe te shkurter dhe ne menyre periodike do te nise shperndarja e shtesave te pensioneve. Kjo do te thote se cdo pensionist do te mund te marre ne daten e tij te pensionit, masen e re te pageses. Tashme ka nisur puna per perllogaritjen e shtesave per pensionet mujore te tyre, efekti financiar i te cilave fillon nga data 1 korrik 2008. Kjo do te thote se pensionistet nuk humbasin te drejtat e tyre financiare edhe nese keto shtesa i marrin ne muajin gusht, pra efekte do te fillojne qe nga data 1 korrik. Cdo pensionist gjate muajit gusht do te marre dhe shtesen e prapambetur te pensioneve, ne baze te vendimit te qeverise, ne te cilin thuhet se rritja e pensioneve do te kete efektet e saj duke filluar qe nga muaji korrik. Sipas specialisteve te ISSH-se, "pensionistet jane te sigurt se ne daten qe do te paraqiten prane arkave paguese do te marrin pensionin e ndryshuar". Pas perfundimit te llogaritjes, ne keto arka do te dergohen liste-pagesat e reja, ne te cilat do te jete e shenuar edhe masa e rritur e pensionit.
Ne vendimin e marre dy dite me pare nga qeveria, do te rriten ne masen 10 per qind pensionet e plota, te pjesshme dhe te parakohshme, te pleqerise, te pensioneve per merita te vecanta dhe per vjetersi sherbimi, pensioneve te invaliditetit dhe pensioneve familjare, te caktuara sipas ligjit te vitit 1966, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken Popullore te Shqiperise", dhe te vitit 1993, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar. Po ne kete mase do te rriten edhe pensionet e posacme shteterore dhe te shtesave te pensioneve te posacme shteterore. Ndersa rritje 15 per qind do te kene pensionet e plota dhe te pjesshme, te pleqerise, te pensioneve te invaliditetit dhe pensionet familjare, te caktuara ne perputhje me ligjin nr. 4976, i vitit 1972, "Per pensionet e anetareve te kooperativave bujqesore".
Rritja e pensioneve e parashikuar ne kete vendim te qeverise do te zbatohet edhe per shtesat mbi pension, te dhena ne perputhje me nenet 33, 38 e 39, te ligjit nr.7703, date 11.05.1993, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, dhe me nenin 24 te ligjit nr. 4171, date 13.06.1966, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken Popullore te Shqiperise".
Nuk do te kete me pak se 9 515 leke
Pensionet e plota te pleqerise, pensionet e plota te invaliditetit dhe pensionet e plota familjare te caktuara ne mbeshtetje te ligjit nr. 7703, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, qe kane date fillimi nga 1.07.2008 e ne vazhdim nuk caktohen me pak se 9 515 leke ne muaj dhe me shume se 19 030 leke ne muaj. Pensionet e plota te pleqerise, pensionet e plota te invaliditetit dhe pensionet e plota familjare te caktuara ne perputhje me paragrafin e katert te nenit 96 te ligjit nr.7703, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me date fillimi nga 1.07.2008 e ne vazhdim nuk mund te caktohen me pak se 5 200 leke ne muaj. Me rritjen e re te pensioneve eshte tejkaluar edhe parashikimi per vendosjen e mases se pensioneve ne 50 dollare ne fshat dhe 100 dollare ne qytet. Nderkohe, sipas parashikimeve edhe gjate vitit te ardhshem pensionet do t'i nenshtrohen nje rritjeje te re.
Pensionistet nuk do humbasin asgje
Pensionistet qe perfitojne pension pleqerie, pension invaliditeti dhe pension familjar sipas ligjit nr. 4976, date 29.06.1972, "Per pensionet e anetareve te kooperativave bujqesore ne Republiken Popullore te Shqiperise", dhe ne perputhje me paragrafin e katert te nenit 96 te ligjit nr. 7703, date 11.05.1993, "Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, edhe pas rritjes se pensionit ne masen e caktuar ne piken 2 te ketij vendimi do te vazhdojne te marrin kompensimin e te ardhurave ne masen e perfituar nga zbatimi i vendimit nr. 17, date 20.01.2007, te Keshillit te Ministrave, "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensionisteve te fshatit". Nderkohe pritet qe te miratohet edhe shtesa e re e kompensimit te energjise elektrike, e cila do t'i kete efektet financiare qe nga 1 korriku. Keshtu, me kete shume vlera e kompensimit te energjise elektrike do te arrije ne 1 mije leke ne muaj per nje pensionist.