E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, 60 kandidate per 6 vende

Gjashtedhjete emra ne gare per te dale 6 fitues per anetare te Gjykates se Larte. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, per te dale nga kriza institucionale, qe perfshiu vendin, per shkak te mos koordinimit te tij me Kuvendin per anetaret e rinj te gjykates, vendosi te ngreje nje grup pune per perzgjedhjen e kandidateve te rinj. "Presidenti i Republikes vendosi te ngreje nje grup pune, me qellim asistencen ne perzgjedhjen e kandidateve per gjyqtare ne Gjykaten e Larte me transparence te plote juridike", beri te ditur dje zedhenesja e kreut te shtetit, Mimoza Kociu. Grupi do te funksionoje per dhjete dite dhe do t'i sugjeroje Presidentit gjashte emrat me te specializuar e profesioniste per postin e anetarit te Gjykates se Larte.

Reagimi

Nente eksperte e juriste do te merren me perzgjedhjen e gjashte emrave te rinj qe do te kandidojne per postin e anetarit ne Gjykaten e Larte. Grupi i eksperteve, qe do te drejtohet nga keshilltari juridik i kreut te shtetit, Artur Metani, brenda dhjete diteve do te kaloje ne "lupe" te gjithe kandidatet qe pretendojne postin e anetarit te Gjykates se Larte. Burime nga Presidenca bejne te ditur se grupi i eksperteve do te shqyrtoje te gjitha dosjet, si dhe do te sugjeroje standardet, por pa u perqendruar ne emra konkrete. Prioritet do te kene kandidatet qe vijne nga pushteti gjyqesor, nderkohe qe gara eshte ende e hapur. Ne grupin e eksperteve eshte dhe numri dy i Keshillit te Larte te Drejtesise, si dhe juriste te njohur si Rustem Gjata. "Grupi juridik i transparences do te shqyrtoje dokumentacionin e kandidateve, mund te kerkoje informacione shtese, te sugjeroje standarde dhe kritere te tjera, qe lidhen me etiken, moralin, nivelin profesional te kandidateve, si dhe kur e cmon te arsyeshme mund te intervistoje nje pjese te tyre", reagoi dje kreu i shtetit. Ky grup do te merret dhe me zgjidhjen e ngercit institucional, qe solli rrezimin e pese kandidaturave te Presidentit, dite me pare ne Kuvend. Do te realizohen seanca degjimore ne Presidence me perfaqesuesit e grupeve parlamentare, te cilet do te ftohen per te prezantuar rekomandimet mbi standardet dhe parimet e vleresuara prej tyre, mbi te cilat, Presidenti i Republikes do te beje perzgjedhjen e kandidateve per 6 vendet vakant, prezantim qe do te behet ne prezence te medies dhe institucioneve nderkombetare. "Presidenti i Republikes e konsideron te nevojshme marrjen e disa masave te menjehershme per evitimin e krizes institucionale. Me qellim mbrojtjen, garantimin dhe zbatimin e Kushtetutes, si dhe ruajtjen e parimit te pavaresise institucionale", vijoi mesazhi i kreut te shtetit. Ne perfundim te punes 10-ditore, grupi i eksperteve do te prezantoje te gjitha rekomandimet e mbledhura perpara Presidentit, i cili ka ekskluzivitetin e perzgjedhjes se emrave ndermjet kandidateve per gjyqtare ne Gjykaten e Larte.

Mungesat

Gjykata e Larte prej muajsh funksionon me anetare manget. Sipas informacioneve te marra prej saj, ka anetare, postet e te cileve duhet te ishin plotesuar me kandidaturat e Presidentit qe u rrezuan ne Kuvend, qe mandati u ka perfunduar qe ne janar te ketij viti. Nje prej tyre, eshte Ylvi Myrtja. Ketij anetari, mandati i ka perfunduar qe ne 25 janar te ketij viti. Por, ka edhe me gjate. Ish-anetarit Kristaq Ngjela, mandati i ka perfunduar ne qershor te vitit qe shkoi. Per shkak te mbushjes se moshes, ai u largua nga detyra rreth nje vit me pare. Tre ish-gjyqtareve te tjere, Nikoleta Kita, Artan Hoxha dhe Agron Lamaj, mandati iu perfundoi me 20 maj te ketij viti. Nder te fundit qe u perfundoi mandati ne Gjykaten e Larte, ishte kryetari Thimio Kondi. Me 3 qershor, ai perfundoi detyren ne krye te gjykates, duke e cuar ne 6 numrin e kandidateve te rinj, qe duhet te propozohen per ne kete gjykate. Pese emrat e Presidentit Topi, qe paten fatin e keq te rrezohen ne Kuvend, u dorezuan ne Kuvend me 12-22 maj te ketij viti. Deri ne momentin e votimit dhe me pas rrezimit te tyre nga mazhoranca, Kuvendi u mor me proceduren e dorezimit te tyre.

Emrat e anetareve te Grupit juridik

Artur Metani Keshilltar juridik i Presidentit

Kreshnik Spahiu Zv/kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise

Virgjil Karaj Sekretar i Pergjithshem i Dhomes se Avokatise

Manjola Bejleri Kryetare e Shoqates Kombetare te Gjyqtareve

Artur Kalaja Kryetar i Unionit te Gjyqtareve

Skender Kacupi Dekan i Fakultetit te Drejtesise

Aleks Luarasi

Rustem Gjata

Krenar Loloci Ekspert i te drejtes Kushtetuese


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›