E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet sulmi mbi financat


Në vitin 2002 qeveria shqiptare miratoi një ligj që rriste moshën e daljes në pension me 5 vjet, si për burrat ashtu edhe për gratë.

Sipas ligjit, mosha e daljes në pension rritej gradualisht me 6 muaj në vit për një periudhë 10-vjecare. Ligji kishte dy qëllime. Së pari të lehtësonte buxhetin nga pagesat për pensionet, duke ulur vitet e përfitimit. Dhe së dyti, t'i shtynte në kohë këto pagesa, pasi rritja graduale e moshës përgjysmonte numrin e atyre që dilnin në pension cdo vit.

Tani reforma po shkon drejt fundit të saj, pasi vitin e ardhshëm rritja graduale e moshës përfundon. Kjo bën që në 2012 numri i atyre që dalin në pension të dyfishohet krahasuar me këtë vit, nga 13 në 27 mijë. Por ky nuk është problemi i vetëm. Shumë shpejt Shqipëria do fillojë të ndjejë efektet e para të plakjes së popullsisë.

Për shkak të bumit të lindjeve në periudhën pas luftës, më saktësisht në vitet 50, Ministria e Financave vëren me shqetësim se duke filluar që nga viti 2014 numri pensionistëve të rinj do të rritet edhe më shumë. Kjo në një kohë kur punësimi jo vetëm që nuk rritet, por bie.

Aktualisht Shqipëria ka 929 mijë vetë, që qeveria thotë se janë të punësuar, ose 43 mijë më pak se sa dy vjet më parë. E thënë ndryshe më pak njerëz që paguajnë kontribute dhe më shumë pensionistë që duhet te paguhen.

Cdo vit qeveria paguan me shume per pensionet

Qeveria po detyrohet që cdo vit të rrisë transfertën në fondin e pensioneve, për shkak se deficiti i skemës thellohet me ritme të shpejta. Krahasuar me vitin 2000 shpenzimet për pensione janë rritur nga 3.6 në 4.3 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Në të njëtën kohë, kontributet kanë rënë nga 3.3 në 2.9 për qind. Kjo bën që cdo vit shqipëria të shpenzojë rreth 1.4 për qind të prodhimit kombëtar për të mbuluar gropën e pensioneve. Dhe kjo jo se pensionistët shqiptarë marrin pensione të larta, përkundrazi ata janë të keqpaguar. Sipas të dhënave të FMN, pavarësisht rritjeve, pagesa që përfiton një pensionist në fshat është vetëm sa 16.3 për qind e pagës mesatare, ndërsa ajo e një pensionisti në qytet është sa 29.3 për qind.

Shqipëria vazhdon prej vitesh ta shtyjë reformën e pensioneve, por sa më shumë ajo zvarritet, aq më të mëdha bëhen kostot. Për sa kohë politika nuk bie dakord se cfarë do të bëjë me pensionet, skema do vazhdojë të marrë cdo vit qindra milionë dollarë nga taksat, derisa të bëhet e papërballueshme për buxhetin.  

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Kriza, Obama: Italia s’është si Greqia
“Italia nuk është si Greqia. Është një vend i madh dhe i pasur. Athina ka një problem që ka të bëjë me aftësinë e pagimit, ndërsa Roma ka më tepër një problem likuiditeti”. KESH në vështirësi financiare
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kompania nën pronësi. shtetërore që kryen furnizimin me energji elektrike të vendit, është aktualisht në vështirësi financiare dhe ka kërkuar trefishim të çmimit me të cilën e shet energjinë, një rritje kjo që duket se është e vetmja zgjidhje. Puna jashtë orarit, pa pagesë edhe për 2012
Punonjësit e administratës publike ka gjasa që do të mbeten edhe në vitin 2012 pa pagesë për punën jashtë orarit apo ditëve të pushimit, pasi buxheti i shtetit nuk ka programuar fonde për këto pagesa. Malaj: Pakt politik për borxhin
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, propozoi në kuvend një marrëveshje të gjerë politike për të ulur borxhin publik dhe vënë nën kontroll financat e vendit. Rikthehet shtrenjtimi i jetesës për shqiptarët
Kostoja e jetesës së shqiptarëve u rikthye në rritje gjatë muajit të kaluar, pas pesë muajsh rënie graduale, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave.


Lajmet kryesore

Wollfarth: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore
Partitë të mbajnë fjalën
Raporti i BE: Eurozona rrezikon recesionin
Përleshjet në Mitrovicë, Policia vijon hetimet
Korcë, masa parandaluese për përmbytjet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›