Pensioni i artisteve

Ulja e moshës së pensionit është një ndër kërkesat thelbësore të artistëve që nëpërmjet sindikatës së tyre i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare dhe veçanërisht Ministrisë së Kulturës që të rifillojë punën për rishqyrtimin e statusit të artistit, një premtim i hershëm ky i institucioneve shqiptare.
Kreu i sindikatës së pavarur të artistëve shqiptarë, Reshat Ibrahimi, përpos uljes së moshë së daljes në pension për disa profesione, kërkon edhe rritjen e pensioneve të artistëve.
“Kemi kërkuar për disa gjini arti të ulet mosha e daljes në pension sepse nuk mund të lejohet që një balerin, një valltar, një artist cirku të vazhdojë deri 65 vjeç. Kemi kërkuar që femrat e këtyre gjinive të dalin në pension në moshën 50-vjeçare, ndërsa meshkujt në moshën 55-vjeçare. Gjithashtu duam që pensioni i artistëve të jetë sa 70% e pagës së tyre. Për artistët që kanë marrë tituj dhe dekorata kërkojmë që arritjet e tyre të vlerësohen dhe respektohen edhe financiarisht”, shprehet Ibrahimi.
Ndërsa aktori Mirush Kabashi vë theksin në një tjetër problem siç është vështirësia e të rinjve për të qenë pjesë e institucioneve artistike, një çështje kjo e përfshirë në draftin që sindikata do i dorëzojë Ministrisë së Kulturës.
“Është një politikë e mbyllur e institucioneve të cilët e kanë fokusuar rrethin e të aktivizuarve vetëm tek disa emra”, thekson Kabashi.
Ndër të tjera përfaqësuesit e sindikatës kanë kërkuar që të nisin punën disa institucione të reja artistike të cilat janë ngritur por nuk janë funksionale siç është Teatri Kombëtar i Komedisë apo Cirku Kombëtar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Biblioteka Kombëtare, një vend argëtues
Biblioteka Kombëtare është paragjykuar si vendi ku kalojnë kohën më të madhe pensionistët dhe studentët, por është gabim. Cerdhe private apo shtetërorë?
Kohët e fundit shumë nëna dhe baballarë sjellin fëmijët për të disatin vit radhazi në çerdhe. Por ka edhe nga ata prindër që përballen për hërë të parë me këtë eksperiencë. Prishja e shtëpive në Sauk
Banoret e Saukut, ku do të kalojë Unaza e Madhe, ankohen se projekti i ketij segmenti ka ndryshuar disa here per interesa te individeve te caktuar.
Legalizimi i ndërtimeve në Tiranë
Qeveria ka miratuar udhezimin qe i hap rruge zhbllokimit te lejeve te shfrytezimit per rreth 400 ndertesa, pallate dhe shtesa me kryeqytet. Peshkopia pa ujë të pijshëm
Me ndihmen e policise filluan punimet per veprat e marrjes se ujit per ujesjellesin e Peshkopise ne Kalase se Dodes.
Lajmet kryesore
Withers letër shqiptarëve
Ish-ambasadori flet per Wikileaks, raportimet dhe akuzat
Hand: Shqipëria mund të bënte më shumë
Prishja e shtëpive në Sauk
Legalizimi i ndërtimeve në Tiranë
Hetim gjykimit të Bares