Hand Shqiperia mund te bente me shume

Njëzetë vjet pas rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë, një prej anëtarëve të delegacionit të parë zyrtar nga Shtetet e Bashkuara që shkoi në Shqipëri në prag të vendosjes së marrëdhënieve, dhe që ka vëzhguar më pas pothuajse gjithë zgjedhjet në Shqipëri, thotë se vendi ka bërë përparime shumë të mëdha, por mundësitë i ka patur për shumë më tepër.
Bob Hand, këshilltar politik i Komisionit amerikan të Helsinkit, thotë se e kaluara nuk mund të përdoret më si justifikim se përse Shqipëria nuk mund të përparojë më shpejt.
“Në këtë 20 vjeçar që Shqipëria u bë demokraci pluraliste është formuar një brez i ri dhe e kaluara nuk mund të përdoret më si justifikim se përse vendi nuk mund të ecë më shumë. Shqipëria mund të ecë shumë më shpejt përpara”, deklaron Hand.
Vende të tjera kanë bërë përmirësime shumë më të mëdha brenda 10 vjetësh, se sa ka bërë Shqipëria për 20 vjet përsa u përket zgjedhjeve
Robert Hand
Këshilltar politik i KAH
“Nuk ka më konflikte rajonale si në vitet ’90, periudha komuniste ka mbetur shumë pas dhe ka ardhur koha që vendi të reflektojë dhe të përparojë me shpejtësi për zgjedhjet dhe aspektet e tjera të demokracisë”, thekson ai.
Zoti Hand vlerëson se në 20 vitet e fundit është bërë shumë punë për përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore, por ato janë të pamjaftueshme.
“Më duhet të them se 20 vjet janë një kohë e gjatë dhe përmirësimet mund të ishin shumë më të mëdha. Vende të tjera kanë bërë përmirësime shumë më të mëdha brenda 10 vjetësh, se sa ka bërë Shqipëria për 20 vjet përsa u përket zgjedhjeve”, shprehet Hand.
“Në vitin 2001 unë sugjerova që në zgjedhjet parlamentare të mund të merrnin pjesë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë. Vende të tjera, edhe ato që kanë kaluar rishtazi në demokraci, e kanë bërë këtë pa rrezikuar procesin. Por tani, 10 vjet më pas, Shqipëria nuk është ende gati dhe i duhet të përqëndrohet në sistemin e numërimit të votave duke i monitoruar ato me video në mënyrë që të ruajë integritetin e procesit”, shton ai.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Trojka: Pakti, pikënisje për dialog
Ambasadori amerikan, ai i OSBE-së dhe ambasadori i Bashkimit Evropian kanë mbështetur paktin e ofruar nga opozita si një pikënisje për një dialog konstruktiv me qeverinë.
Korce, vllehët e pakënaqur: U deklaruam grekë
Pjestare te komunitetit vlleh ne Korcë tregojne se kane kerkuar fotokopje te deklarimeve te tyre per censusin per te vertetuar se jane deklaruar greke. Disa prej tyre shprehin edhe pakenaqesine qe keto dokumenta nuk u jane dhene. Withers letër shqiptarëve
Ish-ambasadori amerikan John Withers përmes Top Channel u është drejtuar shqiptarëve duke komentuar cështjen e Wikileaks, kabllogramet dhe raportimet e tij për Shqipërinë, ato për kryeministrin Sali Berisha, Gërdecin, rrugën Durrës – Kukës, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën, problematikën e demokracisë shqiptare, Edi Ramën dhe zgjedhjet.
Asnjë arsye për të dalë në debat
Blendi Salaj - Ftesa e Edi Ramës për një debat publik me Kryeministrin ka gjasa të forta të mbetet vetëm kaq, një ftesë. Opsionet e Bamir Topit
Endri Xhafo - Mundësitë e rizgjedhjes si President, reagimi i Kryeministrit dhe pse i prish punë Aleanca Kuq e Zi.
Lajmet kryesore
Withers letër shqiptarëve
Ish-ambasadori flet per Wikileaks, raportimet dhe akuzat
Prishja e shtëpive në Sauk
Legalizimi i ndërtimeve në Tiranë
Hetim gjykimit të Bares