Pensioni i pleqërisë – Sigurimi vullnetar për invalidët, për të plotësuar vitet e përfitimit

Të gjithë ata persona që nuk i kanë plotësuar vitet e punës me kontribute për të përfituar pension, e kanë një zgjidhje përmes pagesës së kontributeve vullnetare.
Sa i takon kategorisë së personave invalidë, ka një kriter që duhët të plotësohet në këtë rast shpjegon specialisti Riza Ashimi.
“Sigurimi vullnet është edhe për të patur një mbulim sigurimi për pencion invaliteti. Për të përfituar një pencion invaliteti përveç vjetërsisë në punë që kërkon ligji, ka dhe një kusht që në pesë vitet e fundit duhet të ketë një vit sigurim shoqëror. Pikërisht në këto kushtë, ku një person i paaftë për punë bën të mundur përfitimin e një pencioni invaliteti”, u shpreh Ashimi.
Në 6 muajt e parë të këtij viti, 164 persona janë futur në skemën e sigurimit vullnetar e prej tyre, 88 persona futen për herë të parë çka tregon një shtim të interesit për të siguruar pensionin.
Për të përfituar një pension pleqërie bazë, minimuni i viteve të vjetërsisë në punë është 15
Gazetare: G. Sali
/rtsh.al/