Pensionistët e Vlorës në protestë për kartat
Pas protestave të zhvilluara në Tiranë dhe Fier nga pensionistët per cmimin e kartave te identitetit, ditën e djeshme kanë qënë ata te qytetit te Vlores. Ata kane deklaruar se nuk kane mundesi te paguajne “taksen e votes”
VLORE-Përfaqësues të shoqatave të veteranëve të luftës, familjarë të tyre si dhe ushtarakë të dalë në pension kanë zhvilluar një protestë përpara prefekturës së Vlorës ku kanë parashtruar një sërë kërkesash, ndërmjet tyre ishte dhe ajo e kartave të identitetit, ku sipas tyre kjo këto shtresa duhet ta marrin falas, pasi në të kundërt nuk do të shkojnë të votojnë. Ata janë shprehur se janë të pakënaqur nga zgjidhjet që po i jep kjo qeveri problemeve të tyre duke i lënë në harresë.
Një përfaqësi e protestuesve ka zhvilluar një takim dhe me prefektin e Vlorës Hasan Halili të cilit i kanë kërkuar që ta përcjelli shqetësimin e tyre pasi në të kundërt jo vetëm që e gjithë shtresa e tyre do të bojkotojë zgjedhjet duke mos votuar, jo sepse nuk duan, por sepse nuk kanë mundësi, por do të përshkallëzojnë dhe protestën jo vetëm në Vlorë. Kjo nuk eshte protesta e pare e personave te moshes se trete persa i perket cmimit te kartave te identitetit. Protesta kane zhvilluar edhe pensionistet e Fierit dhe Tiranes.
(d.b/Newsadmin/BalkanWeb)