PS: Centrali, dhurata e Topallit për Shkodrën
Sipas PS, të ndërtosh një central bërthamor në këtë qytet kaq të bukur është e patolerueshme. Nga selia e PS, Kodheli ka deklaruar sot se Berisha dhe Topalli kanë gjetur një mënyrë për të shpërblyer voten e shkodraneve
TIRANE-PS ka reaguar sot lidhur me projektin e ndertimit te nje centrali berthamor ne liqenin e Shkodres. Sot nga selia e PS, Mimi Kodheli ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli kanë gjetur një mënyrë për të shpërblyer besimin e qytetarëve shkodranë që u kanë dhënë votën për vite më radhë. “Dhurata e mirënjohjes e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit për Shkodrën, që 18 vjet me rradhë i mbështeti pa kursim, është një central bërthamor”.
Sipas PS, të ndërtosh një central bërthamor në këtë qytet kaq të bukur është e patolerueshme. Kodheli theksoi se shkodranët nuk do ta pranojnë kurrë këtë projekt të ngjashëm me Gërdecin.
“Duke patur parasysh eksperiencën e hidhur të qeverisë me fabrikën e municioneve në Gërdec, ky projekt krijon vec pasiguri dhe rrezikshmëri.
Banorët e Shkodrës nuk e duan këtë central bërthamor në qytetin e tyre dhe askush nuk mund t’i detyrojë ata ta pranojnë këtë projekt”, deklaroi Kodheli para mediave.
(d.b/BalkanWeb)