E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionohet Ferguson, me 10 gola

Sir Alex Ferguson e ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në karrierë. Trajneri i madh i Manchester United ka barazuar në përballjen e fundit me WBA. Fergie hasi në një pritje spektakolare ku fytyra të njohura nga mbarë bota e përshëndetën në ndeshjen e fundit.

Në një ndeshje emocionale, United barazoj me ëBA me rezultat 5 me 5. Kagaëa, Butnet, Van Persie, Chicharito dhe një autogol i Olson mundësuan 5 golat e United. Fergie me skuadrën e tij gjatë tërë ndeshjes ishte në epërsi por që vendasit në fund barazuan duke bërë një rikthim spektakolar në rezultat.

Në këtë sfidë United u përshëndet edhe me yllin e skuadrës, Paul Scholes, ndërsa në bankën rezervë ishte edhe kosovari Adnan Januazj. Fergie mbetet trajneri më i madh që ka patur ndonjëherë futbolli ndërsa këtë edicion e përfundoj në mënyrë fantastike duke sjellur trofeun e 20 në Premierligë për Manchester United./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›