Arsenal në Ch.League, Chelsea në pozitën tre

Arsenali më në fund e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve duke arritur fitore si mysafir i Newcastle. Topçinjtë fituan me rezultat 1 me 0 duke lënë Tottenhamin në Europa League. Koscielny shënoj golin e vetëm në ndeshje.
Chelsea në anën tjetër ka fituar me Everton duke siguruar pozitën e tretë. Mata dhe Torres shënuan për fitoren e Chelseat./Indeksonline/