Serbia për Kosovën heq dorë nga BE-ja

''Në këtë rast ne do të hiqnim dorë nga anëtarësimi”, është përgjigjur Mërkic për gazetën gjermane ''Tagespiegel'' në pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse BE vë kusht njohjen e Kosovës për anëtarësim të Serbisë, transmeton Blic.
I pyetur nëse Serbia do ta njihte pavarësinë Kosovës po qe se njëkohësisht do të ndodhte këmbimi i territoreve, Merkic është përgjigjur se “historia na ka mësuar se të gjitha opsionet janë në tavolinë''.
Duke folur për mënyrën e përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën, ai ka thënë se''Dialogu ndërmjet nesh e Prishtinës që e moderon BE-ja, me iniciativën tonë, po zhvillohet në nivelin më të lartë. Në të vërtetë, deri më tash nuk është biseduar për tema të ndjeshme. Kosovarët, pakicë shqiptare në Serbi, po dëshirojnë të fitojnë çdo gjë që duan”, dhe në këtë, sipas tij, ata, ndër të tjerë, i përkrahë edhe Gjermania, citon Koha.net.
“Shqiptarët të ashtuquajturin shtet e kanë themeluar në territorin serb. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë realitetin, por gjithsesi edhe ata duhet të bëjnë kështu”, ka thënë Mërkic.
Në konstatimin e gazetës se sipas kushtetutës serbe Kosova është pjesë se Serbisë dhe se çështja e pavarësisë është e përjashtuar tërësisht, Mërkic ka thënë se duhet biseduar dhe parë ç’vizion të të ardhmes ka Prishtina.
Ai ka thënë se shqiptarët kanë ndihmës të mëdhenj, "por pa unitet shteti i tyre nuk mund të bëhet anëtar i OKB-së”./kosovapress/