E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionohet në Bayern

Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben ndihet i lumtur te gjiganti bavarez, ndërsa e pranon se do të ishte i lumtur nëse e përfundon karrierën në klubin aktual.

28-vjeçari së fundmi u rikthye nga lëndimi, ndërsa pret që ta japë kontributin e tij për ekipin gjerman. “Do të qëndroja këtu deri në fund të karrierës.

Natyrisht, kjo varet nga gjendja ime fizike dhe paraqitjet në fushë, por shpresoj që kjo të ndodhë. Kam kontratë deri në vitin 2015, më pas të shohim.

Munichu është një qytet i bukur. Kam jetuar në disa qytete të Evropës, por kurrë nuk jam ndier më komfor dhe gruaja ime me fëmijë janë ambientuar këtu”, deklaroi futbollisti holandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›