E Diel, 1 Nëntor 2026

Pentagon: Test i suksesshëm i raketave amerikane

Uashington - Pentagoni bën të ditur se SHBA-të, kanë testuar për herë të parë dhe në kushte shumë të afërta me realitetin sistemin raketor mbrojtës. Sipas AFP, Ministria e Mbrojtjes Amerikane ka testuar dhe ka rezultuar me sukses se një raketë e gjuajtur nga Kalifornia goditi një raketë të hedhur nga Alaska.

Me këtë test, është bërë një manovër e qëllimtë për të vështirësuar shkatërrimin e raketave në fluturim. Sistemi mbrojtës me raketa është shumë i diskutueshëm misid SHBA-ve dhe Rusisë. Uashingtoni kërkon të stacionojë dhjetë raketa në Poloni dhe një sistem radarësh në Çeki për të ngritur një sistem mbrojtës kundër raketave armike, që mund të vijnë nga vende si Korea e Veriut dhe Irani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›