Bumçi: Rama ka manipuluar Prokurorinë
Tiranë (start)-Partia Demokratike, ka akuzuar opozitën socialiste, e cila ka manipuluar Prokurorinë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, se organi i Prokurorisë së Përgjithshme është manipuluar nga ana e kryetarit të PS-së, Edi Rama. "Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të z.Rama, manipulimin e ulët që i bën Prokurorisë së Përgjithshme dhe sulmet ndaj drejtësisë, i kujtojmë se Shqipëria është vendi i shtetit ligjor dhe i qytetarëve të lirë"-tha ndër të tjerash deputeti Bumçi.
Duke reaguar rreth deklaratave të PS-së, sipas të cilave "shorti i gjykimit të dosjes së ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, është devijuar drejt gjykatësish që janë të lidhur me PD-në", Bumçi theksoi "deklarata e sotme në media përbën një përshkallëzim të ri të presionit ndaj drejtësisë, duke dëshmuar dhe një herë që Rama është formuluesi i akuzës politike ndaj ministrit Basha".
"Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj se Kancelari i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë është z. Ilir Gjergj Sauli, i emëruar në vitin 2004 nga ministri i Drejtësisë i kohës, Fatmir Xhafaj. Shorti për ndarjen e çështjeve për gjykim kryhet në mënyrë elektronike"-sqaroi Bumçi.