E Martë, 3 Nëntor 2026

Pentagoni: Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin kreu operacion të kancerit të prostatës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin pësoi një infeksion urinar pas një operacioni për të trajtuar një diagnozë të kancerit të prostatës. Kjo u bë e ditur nga mjekët. Në një deklaratë, mjekët theksuan se kanceri u kap herët dhe se “prognoza e zotit Austin është e shkëlqyer”.

Austin, 70 vjeç, u përball me kritika pasi dolën informacione se zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë mësuan për vizitën e tij në spital vetëm tre ditë më vonë.  Ai ka kërkuar falje që nuk “u sigurua që publiku të ishte informuar siç duhet”.

Sekretari i Mbrojtjes është pak më poshtë Presidentit në zinxhirin komandues për ushtrinë amerikane. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›