E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti ne avionin e Ryanair, nga perplasja me zogjte

Avioni boeing i kompanise Ryanair kreu ulje te detyruar ne aeroportin e Ciampinos ne Rome, per shkak te perplasjes me disa tufa zogjsh ne ajer.

Sipas kompanise ajrore, avioni pesoi deme te konsiderueshme ne motore, ndersa njera nga rrotat pati probleme gjate zbritjes, c’ka beri qe per pak caste avioni te rreshqiste ne piste.

Pasagjeret u larguan nga avioni me ane te shkalleve rreshqitese te emergjencave. Dy anetare te ekuipazhit dhe tre pasagjere jane derguar ne spital me disa plage te lehta.

Nje prej pasagjereve tregoi se si i kishte ndjere zogjte te perplaseshin me trupin e avionit dhe tha se kishin shpetuar gjalle vetem ne saje te mjeshterise se pilotit. Kutite e zeza te avionit i kane marre ne duar hetuesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›