E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pep Guardiola ndahet nga bashkëshortja pas 30 vitesh histori dashurie, zbulohet arsyeja

Pep Guardiola, menaxheri i Manchester Cityt dhe Cristina Serra, një sipërmarrëse e njohur e modës, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më shumë se 30 vitesh së bashku.

Çifti, i cili kishte mbajtur gjithmonë një profil të ulët publik, habiti shumë kur konfirmuan ndarjen e tyre më 14 janar 2025.

Ndarja shënon fundin e një prej çifteve më ikonë të futbollit. Serra dhe Guardiola jetonin të ndarë që nga viti 2019 për shkak të angazhimeve profesionale dhe personale. Ndërsa Cristina u përqendrua në biznesin e saj të modës, duke udhëtuar shpesh midis Barcelonës dhe Londrës, Pep mbeti në Mançester, plotësisht i përkushtuar ndaj rolit të tij si trajner i Cityt.

Mediat spanjolle shkruajnë se arsyeja e divorcit është obsesionin i guardiolës me gjithçka rreth jetës së tij profesionale. Dhe vendimin për ndarjen e ka marrë pikërisht gruaja e tij, Cristina Serra.

Sido që të jetë, të dyja palët në çift “i lënë derën hapur pajtimit” pasi nuk përjashtojnë që një ditë (ndoshta e largët), kur Guardiola të mbyllë karrierën e tij futbollistike dhe të ndërpresë stërvitjen, të mund të rifillojnë lidhjen e tyre. Kështu, është një ndarje “miqësore”, por e mirëmenduar, “pa dramë dhe zënka”. Më tej, ndonëse mamarazët nuk mund të konfirmojnë se nuk ka njeri në asnjërin nga dy mjediset, burimet e konsultuara theksojnë se nuk ka pasur asnjë “palë të tretë” të përfshirë në këtë ndarje.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›