Pepsi i vjedh Coca Cola-s babagjyshin e Vitit të Ri
Ai është simbol i shumë reklamave në mbarë botën- por tani ka hyrë në mesin e asaj që njihet me emrin lufta e cola-ve.
Pepsi ka rekrutuar si simbol të reklamave të saj Santa Claus-in, simbolin jo zyrtar të Coca Cola për më shumë se tetë dekada.
Babagjyshi i Vitit të Ri vetëm falë Coca Cola-s ka këtë imazh që e njohim sot, i veshur me të kuqe, i shëndoshë e me mjekër të gjatë e të bardhë.
Pepsi është i dëshpëruar për të rritur shitjet pasi Diet Coke e Coca Cola-s shënoi një rritje të jashtëzakonshme shitjesh.

