E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, Berisha: Dyfishim te pensioneve

Kryeministri Berisha ishte sot ne Peqin, ku peruroi rrugen e re qe lidh komunen e Pajoves me qytezen e Belshit.

Duke folur para banoreve te zones, Berisha premtoi rritjen dyfish te pensioneve te fshatit dhe barazimin e tyre me ato te qytetit.

“Pas nje muaji cdo pesnionist ne fshatrat e Peqinit dhe mbare Shqiperise do marre dyfishin. Se hapi i dyte i madh do te jete barazimi i pensioneve tuaja me qytetin”, u eshte drejtuar Berisha banoreve te Peqinit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›