Prishja e aksit Fier- Lushnje, banorët: Të ndërhyhet
Aksi që lidh 20 fshatra me autostradën Fier- Lushnje, është plotësisht e amortizuar çka e bën shumë të vështirë qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugorë. Banorët kërcënojnë se nuk do të votojnë nëse nuk ndërhyhet.
LUSHNJE- Banorët e 20 fshatrave që lidhen me autostradën Fier- Lushnje, u duhet të kalojnë në një rrugë të shkatërruar. Gropat e rrugës në fjalë mbushen me baltë gjatë ditëve me shi, duke bërë që jo rrallë herë mjetet të mbesin aty për orë të tëra. Kjo rrugë e cila lidh shumicën e fshatrave të komunave të ndryshme duke nisur nga pushimi i shoferit deri në Divjakë prej shumë vitesh është bërë një gangrenë e vërtetë për mbi 20 mijë banorë dhe për drejtuesit e mjeteve të cilët u duhet të kalojnë në rrugën e gjatë 20 kilometra.
Banorët disa herë e kanë ngritur zërin për këtë rrugë, madje edhe duke protestuar dhe duke dërguar letra në qeveri, por vetëm sa i kanë premtuar dhe asgjë më tepër. Ndërsa sot fjala e parë që thonë është kërcënimi me votë në rast se nuk merren masa për rrugën. (a.r/news24/balkanweb)