Peqin, gazetarja e TCH kërcënohet me jetë, policia rri indiferente
Situatë e rëndë në Peqin. Situatë e cila është konfirmuar edhe i dërguari i Top Channel në Elbasan, Elert Yzeiri, i cili ka deklaruar për TCH se gazetarja e TCH në Peqin është terrorizuar me fjalë kërcënuese për minuta të tëra dhe policia ka qenë indiferente. Kemi kontaktuar shefin e policisë së Elbasanit dhe kemi pasur një përgjigje tërësisht indiferente. Ai na kaloi sekretaren e tij dhe nuk dha asnjë sqarim, ka deklaruar Yzeiri. Sipas tij, për shkak të këtyre kërcënimeve raportimi nga Peqini nuk ka qenë i mundur. Nga ana tjetër sipas kandidatit të Partisë Socialiste për zonën e Peqinit, Alfred Peza në Elbasan situata në qendrat zgjedhore ka degraduar me policinë që mungon dhe bandat e armatosura që po marrin nën kontroll situatën. Sipas Pezës, prania e shtetit në qarkun e Elbasanit është e barabartë me zero. Sa më shumë i afrohemi mbylljes, aq më shumë shteti nuk ekziston. Shteti ka rënë, policia nuk ekziston dhe gjithë procesi është në dorën e bandave dhe njerëzve të armatosur, ka deklaruar Peza.