50 batutat më pikante të fushatës zgjedhore
Gjyshi me antiplumb dhe shoku i autobusit mavi kampionë në batuta
Fushata zgjedhore e 23 qershorit, më tepër se një betejë programesh, u kthye në një betejë batutash. Në një luftë që snjeh limite etike apo kufij fantazie, Sali Berisha e cilëson Edi Ramën si shoku i autobusit mavi, ndërsa Rama nga e cilëson si gjyshi me antiplumb. Dy batuta këto që u përdorën pothuajse përditë nga dy kundërshtarët, dhe duke u bërë pjesë e fjalorit politik të ditës edhe e militantëve të të dy krahëve. Duke qenë se kjo fushatë zgjedhore ka qenë e personalizuar në Berishën dhe Ramën, pasi deputetët ishin thjesht figura në listat e tyre, shumica e batutave u përkasin dy liderëve kryesorë. Ndërkohë që pas tyre vjen edhe Ilir Meta, por edhe Pandeli Majko që gjatë kësaj fushate ka përdorur shumë batuta.
Batutomania
Në këtë valle futen herë pas here edhe përkrahës të tyre politikë si dhe stafet që i mbajnë veshët ngritur për çdo batutë të hedhur nga kundërshtari. Me mesazhe telefonike ata mbajnë në kontakt shefat e tyre për ti komunikuar të fortën e radhës së palës tjetër. Batutomania është kthyer në moto të fushatës, që nga mitingjet e shesheve të qyteteve e deri në sallat e mbyllura të studiove televizive. Tirana Observer ka mbledhur vetëm 50 batuta, të deklaruara gjatë ditëve të nxehta të fushatës. Një potpuri epitetesh e metaforash, që do ti kishin zili edhe skenaristët e spektakleve humoristike.
Edi Rama, 2 maj, intervistë tek Opinion
1. Fevziu: Aldo Lipe më thoshte në mëngjes se të gjithë në Klan duhet të vijmë me kapuç se do na kapë veshët Rama
Rama: Ti ke ardhur pa kapuç dhe po të dua mund ta shkul veshin.
2. Fevziu: Nuk ka pasur kurrë një kryetar partie që ka kapur për veshi një diplomat?
Rama: Fevzo mos do të kapesh ti për veshi
3. Fevziu: Një miku ynë thoshte se të kanë kapur për veshi që të vogël (Artan Hoxha)?
Rama: Në fakt që të vogël kanë kapur për veshi Artan Hoxhën dhe ndaj su bë president. Domethënë vazhdon spiunon. Nëse një thotë që e kanë kapur për veshi që të vogël, në fakt tregon një informacion. A se ka kapur për veshi sigurimi i shtetit dhe su bë president? Unë nuk thashë se nuk kam kapur për veshi njeri, po nuk kam kapur këtë djalin që më thua. Sot te njësia nr. 5 kapa një djalë, e kini dhe në kamera.
4. Fevziu: Le të ndjekim disa sekuenca ku shfaqeni gjatë viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, ku shfaqeni në momente debati
Rama: Goxha gërmime kini bërë për këto. Këto janë vitet e hershme, është koha e sëpatës dhe unë kam nostalgji për atë kohë siç ke ti për flokët. Këto janë të miat dhe skam asnjë problem. Kam qenë shumë më i ri dhe shumë më i zellshëm në shprehjen e padurimit. Sot kam të njëjtin pasion dhe padurim, por jam më i përmbajtur.
5. Sali Berisha, 8 maj 2013, mbledhje qeverie
Në Sevaster, atje isha sot. Sodita pamje mahnitëse, lëndina të gërshetuara me ullishte, kullota, plantacione qershish, tufa delesh, lartësi që nuk i kisha parë kurrë. Tufa e deleve më kujtoi rininë time, (Bregu qesh me zë), madje… por, ti Majlinda nuk ke qenë bareshë, nuk ke pasur dele, në jetën tënde nuk ke qenë bareshë.
6. Ilir Meta, 12 Maj, Tiranë
Le të votojmë për ndryshimin, ti japim fund garës që ka shpallur Berisha me Gjermaninë, të cilën e ka lënë me kohë mbrapa.
7. Ilir Meta, 12 Maj, Tiranë
Ndaj kërkohet një lidership, që na sjell zgjidhje konkrete për problemet tona dhe jo që flet me yjet në qiell.
8. Fatos Nano, 12 maj, intervistë
Duke folur për cilësimin e tij nga Rama si mumje e zgjuar, Nano tha Këta sillen njëlloj edhe kur më njohin personalisht si Rama, edhe kur nuk më njohin fare, si puna e këtij Edvin Fugës. Dhe e fundit, do ti kërkoja minimalisht këtij Edvin Fugës, pavarësisht sa të thella i ka marrëdhëniet me Edvin Ramën, që të vinte të më takonte, që të kuptonte se edhe unë në jetën private të kem të njëjtat hobi si edhe ai, dhe po i kujtoj që Mumja edhe kur rikthehet, ka tmerrësisht spektatorë. Po na ngjiti muhabeti, mund të kalojmë edhe një natë së bashku tek Mumia
9. Pandeli Majko, 12 maj 2013, takimi me nënat e socialistëve
Kur erdha këtu e pata të vështirë, sepse asnjëherë nuk kam folur si politikan para nënës sime. Madje futa gruan të negocionte me nënën time, Janulllën që ta sillte këtu. Ajo i tha, hajde se kemi takim me prindër…Të lutëm Edi mos pi kafe kur unë flas, se na e nxin jetën nëpër mbledhje kur ne flasim në celularë, ndërsa ti mban fjalime.
10. Ilir Meta, 13 maj, konferencë për shtyp
-Presidenti amerikan Regan ka thënë që nuk është qeveria ajo që zgjidh problemet, por qeveria është vetë problemi dhe këtë duket sikur e ka thënë për qeverinë e z. Berisha.
11. Sali Berisha, 14 maj, Elbasan
E kishit ju dje këtu fatorinon e autobusit, e kishit. Përshëndeteni zotin Blushi dhe pyeteni ku e ke teserën e PD? Pse, kur morëm vendimin për ndërtimin e tunelit, Ben Blushi deklaroi publikisht se nëse Berisha ndërton tunelin, unë do marr teserën e PD-së. Kurse tani as që guxon ti afrohet, struket si fatorino në autobus me shefin e tij. Ata në autobus ne përfundojmë autostradën. Ata në autobus ne do ndërtojmë By-Passin, landfillin e Paprit-
12. Ben Blushi, 15 Maj, Elbasan
Kam Saliun që është marrë me batutën e autobusin tim. Dua të them sidoqoftë autobusi jonë duhet të garojë me një karrocë këtë radhë. Ndryshimi me autobusin tonë është se kur ke të drejtë të flasësh ti, kemi dhe ne. Në rastin tjetër Saliu është edhe karroceri edhe kali edhe kamzhiku dhe balta, se karroca e tyre ecën gjithmonë në baltë. Ne do ecim m shpejt dhe do shkojmë në stacionin e këtyre zgjedhjeve me 23 qershor më shpejt se Saliu. Kemi një skuadër shumë përfaqësuese.
13. Ilir Meta, 14 maj, Gjirokastër
Tani më të gjatë janë shiritat që priten se sa rrugët që asfaltohen.
14. Ilir Meta, 14 maj, Gjirokastër
Kryeministri aktual, i cili ka bërë mijëra e miliona rrugë të asfaltuara anembanë globit, e ftojmë që të vijë jo me helikopter, por me makinë nga Memaliaj në Tepelenë.
15. Pandeli Majko, 18 maj, Tiranë
Vlora ka mbetur shkolla e trenistëve të së majtës, por Tirana është lokomotiva e ndryshimeve të mëdha Vlorës do ti lemë amanet, Edi Ramën që të na e sjellë si deputet lab!
16. Ben Blushi, 19 maj, miting në Tiranë
Teserën e partisë Ramës ia ka dhënë Musa Ulqini. O Musa ku e gjete guximin?
17. Edi Rama, 24 maj, Rrashbull
Edhe sa kohë do ti hani rrenat e këtyre. Jo Edi Rama por edhe Enver Hoxha sikur të ngjallej nuk i prish dot 400 mijë ndërtime pa leje
18. Sali Berisha, 25 maj, Librazhd
Ju e ndoqët zotin Rama, i cili tha për mua se po ti kërkosh punë, të thotë rrugë, se po ti kërkosh shkollë, të thotë rrugë, se po ti kërkosh ujësjellës, të thotë rrugë. I nderuar zotëri, i ke nervat e lodhura dhe i ke të lodhura nga rrugët, ku ti ecën.
19. Edi Rama, 31 maj, Shkozë-Tiranë
Ne themi jo, është e kundërta. Në këtë pikë, ne me LSI-në nuk jemi dakord. Karrigen ta marri po me 1 euro. Fëmija sdi të lexojë dhe ti i thua, ska problem babi se është i yni ky. Tia japim këtij, sepse na vjen ai komunisti. Unë komunist dhe Saliu anti-komunist. Unë dhe Ditmiri kemi persekutuar njerëz, po ky çfarë bënte? Ku ishte ky? Apo te varka, ishte mbi varkë ky dhe nuk dinte se çfarë bëhej në breg.
20. Sali Berisha, 31 maj, Mirditë
Shkoi Rama dikur