E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin lamtumira e policit


Qytetarët e Peqinit, efektivi i policisë së qarkut Elbasan, miqtë dhe të afërmit kanë kryer homazhe në nderim të policit Zabit Caka, i cili humbi jetën në përballje me krimin.

Arkivoli me trupin e 51 vjeçarit, babai i katër fëmijëve është mbuluar me kurora lulesh në nderim të sakrificës dhe luftës ndaj krimit.

Caka militonte prej vitesh në rradhën e të bindurve për betejën ndaj atyre që janë pjesë jo vetëm e krimit ordiner.

Lotët dhe dhimbja e fëmijëve të tij kanë shoqëruar në mënyrë dramatike të gjitha minutat e homazheve të zhvilluara në Pallatin e Kulturës “Ferdinand Deda” në Peqin.

Në homazhe ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili pasi ka ngushëlluar të afërmit u shpreh për mediat se, burrëria dhe qendresa e punonjësit të policisë duhet të jetë një shembull për të gjithë shërbëtorët e ligjit.

“Uroj që familja të gjejë forcën për të përballuar këtë dhimbje të pa kompensueshme dhe shpirti i dëshmorit Zabit Caka, të rënit tonë në betejë me armikun e egër, me armikun e çdo qytetari të lirë të këtij vendi, që është krimi i organizuar, të gjejë paqen e merituar. Humbja është shumë e madhe, por qëndresa dhe burrëria e tij dhe e shokëve të tjerë është frymëzuese për të gjithë shërbëtorët e zbatimit të ligjit, në çdo detyrë që ata ndodhen”, është shprehur Berisha.

Homazhe kanë kryer edhe depuetja socialiste e zonës së Peqinit, Valentina Leskaj si edhe kryetari i Bashkisë se Elbasanit, Qazim Sejdini, të cilët kanë ngushëlluar familjen e policit Zabit Caka.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›