Shfaqet gala nën prezantimin e Claudia Cardinales filmi i Fellinit “Otto e Mezzo”
02/09/2011 Edicioni i katërt i Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit në Durrës shënon sonte natën e tij përmbyllëse. Në mbrëmje në Amfiteatrin Romak do të mbahet ceremonia e ndarjes se çmimeve, ndërsa më pas në orën 22.00 do të jetë shfaqja gala e filmit “Otto e Mezzo” nga Federico Fellini. Filmi do të prezantohet nga Claudia Cardinale.
Gjatë ditës së sotme do të shfaqen edhe një sërë filmash të tjerë. Kështu, “Adami dhe djalli” nga Baris Pirhasan, Turqi, 2007, 100’, premierë kombëtare është një prej filmave që do të shfaqet sot në ditën e fundit të Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit në Durrës. Filmi shfaqet në sesionin “Takime të ngushta”.
Në këtë dramë gazmore, një klerik i ashpër islamik i quajtur Hassan (Cem Ozer), bashkë me gruan dhe vajzën, shkon në një fshat të largët anadollak, por atje besimi i palëkundur fetar fillon t’i zbutet kur njihet me fshatarët hokatarë. Edhe pse në fillim e perceptojnë si njeri të ftohtë dhe arrogant, Hassan tregon se është udhëheqës i ndjeshëm edhe pse disi i rezervuar. Njerëzit që kërkuan një imam që t’i drejtojë gjatë faljes dhe të mësojë fëmijët e tyre, zbulojnë një sekret dashamirës nga e kaluara e tij. Ndërkohë, një rrengaxhi simpatik i quajtur Adem (Firat Can Adin), zë shoqëri me vajzën e imamit, dhe kontribuon në afrimin e jabanxhinjve me bashkësinë.
Baris Pirhasan është lindur në 1951. U diplomua për Anglisht dhe Letërsi në Universitetin Bogazici. Ndër vëllimet me poezi përmendim “Tarih Kotudur” (Historia është e Ligë, 1981) dhe “Imzasiz El Yazilari” (Dorëshkrime Anonime, 1985). Me bursë nga “British Council”, Pirhasan studioi për Regji Filmi dhe Televizioni në “National Film and Television School” në Londër në periudhën 1989-1992. Ai ka fituar shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për filmat dhe skenarët e tij. Pirhasan është një nga përkthyesit më të shquar të Karl Marksit, Luis Kerollit, Konstantin Kavafit, Uolter Skotit, E.E. Kamings dhe Leonard Kohen. Në 1989, Pirhasani realizoi filmin e parë “Küçük Baliklar Üzerine Bir Masal” si regjisor, skenarist dhe producent.
Realizime: O da Beni Seviyor (2001) Kendim ve Diğeri (2000) Bir Kadın Bir Erkek (2000) Usta Beni Öldürsene (1996) Yer Çekimli Aşklar (1995) Küçük Balıklar Üzerine Bir Masal (1989).
Ndërkohë në sesionin “Bota Ballkanike” do të rishfaqet filmi ku interpreton aktorja Claudia Cardinale, “Të jesh italian me zonjën Enrika” (Being Italian with Signora Enrica). Me regji nga Ali Ilhan, filmi është një realizim turk i këtij viti.
E braktisur nga i shoqi vite më parë së bashku me djalin, zonja Enrica njihet në qytetin e saj të lindjes, Rimini, si gruaja që nuk lë burrë t’i shkelë në shtëpi. Ajo u jep dhoma me qira vetëm studenteve vajza, ndërkohë që vetë punon si rrobaqepëse në treg. Ajo vendos të bëjë një përjashtim për Ekinin, një student të ri turk, të cilin e fut në shtëpi. Ekini bie në dashuri me Valentinën, një tjetër qiramarrëse. Kështu, zonja Enrica i mëson Ekinit kërcimin dhe kuzhinën italiane, me fjalë të tjera, ai duhet të dijë t’i fitojë zemrën Valentinës.
Ali Ilhan është lindur më 1980 në Stamboll. Filmat kanë qenë pasion për Ilhan që fëmijë dhe realizimi i filmave ka qenë ëndrra e tij më të madhe. Kjo ëndërr u bë realitet në vitin 2003, kur realizoi filmin e parë me metrazh të shkurtër “The Hole”. Më pas, realizoi “Low-down Bastard” (2004) dhe “Maybe” (2006). Filmi “The Hole” u nderua me çmim në çdo festival kombëtar dhe ndërkombëtar ku ka marrë pjesë. Në vitin 2007, Ilhan u shpërngul në qytetin e Federico Fellini-t, në Rimini të Italisë, për të realizuar filmin më të fundit me titull “Diventare Italiano con la Signora Enrica”, që është filmi i tij i parë kinematografik.
Në të njëjtin sesion, të Botës ballkanike do të shfaqet edhe “Pa baballarë” nga Marie Kreutzer, Austri, 2011, 104’, premierë ballkanike. Dy motra dhe dy vëllezër, tashmë të rritur, mblidhen rreth shtratit ku babai i tyre po jep shpirt. Të katërt takohen sërish në shtëpinë ku janë rritur, ku disa dekada më parë, nisur nga atmosfera idealiste e viteve ‘60, u bë një përpjekje për të jetuar në një komunitet alternativ. Por komuniteti u përça dhe secili ndoqi udhën e vet. Vajza e madhe, Kyra, i sheh dy vëllezërit dhe motrën pas 23 vitesh larg, dhe të gjithë presin që prania e saj të provokojë kujtime të pakëndshme; asnjëri nuk dëshiron të rrëmojë të shkuarën. Pse fill pas lindjes të së motrës, Kyra me mamanë vendosën të linin komunitetin? Pse babai i Kyra-s, Hans, nuk i ktheu përgjigje asnjë prej letrave të saj? Sekretet familjare, e kaluara dhe e tashmja ndërthuren për të krijuar fatin tragjik të dëshirës së papërmbushur për jetë të pavarur.
Marie Kreutzer është lindur në vitin 1977 në Grac. Pasi u diplomua për letërsi e dramaturgji në Akademinë e Filmit në Vjenë në 2005-ën, ajo ka punuar si modeliste për “Broadcast without a name”, por kryesisht si regjisore dhe skenariste. Me punën e saj fitoi shumë çmime në vitin 2006, përfshi çmimin e parë në Konkursin e Filmit për të Rinj në Festivalin e Filmit me Metrazh të Shkurtër në Oberhausen në 2001, çmimin si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në Këln në 2003-in, çmimin Thomas Pluch si Skenari më i Mirë 2007, bursën Cine Styria në 2005, Leopardin e Artë në 2006, si dhe çmimin e Kinematografisë Zvicerane. Marie Kreutzer jeton në Vjenë. Realizime; Punch Noël (2008) Un peu beaucoup (2003) Cappy Leit (2001).
Francis Ford Coppola, takim me Kadarenë
Regjisori, skenaristi dhe producenti botëror, Francis Ford Coppola ka pasur dje një takim me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare dhe personalitete të ndryshme të vendit. Ai ka mbërritur në Durrës dy ditë më parë ku është pritur nga një numër i madh artdashësish, kineastësh dhe prezencës së medies. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ai përmbi një orë i është përgjigjur pyetjeve të shumta të fansave të tij shqiptar dhe personaliteteve të artit në vend. Mjaft në formë, me një energji dhe motivues ai ka dhënë mjaft mesazhe e leksione jo vetëm për kinematografinë, por për jetën. Në prezantimin e vet ai tregoi një mbresë të dekadave më parë. “Kam qenë duke xhiruar në Dubrovnik dhe kalova në ish-Jugosllavi. Ndërsa fluturoja hodha sytë mbi vendin tuaj dhe e pashë… Por sigurisht që atëherë ishte e vështirë të vija. Sot jam i lumtur që jam këtu”. Ai foli për filmat e tij sukseset botërore dhe për rikthimin tek kinemaja personale ku sot ai është vetë producent i filmave të tij. Aktualisht ka realizuar 3 filma me buxhetin e vet, 2 prej të cilëve do të shfaqen nesër në ditën e pestë të festivalit të Filmit në Durrës, “Rini pa rini” dhe Tetro.