Peqin, rreshkitja e dheut rrezikon dhjetra shtepi

Si pasoje jane demtuar dhjetra banesa si dhe mbeten te bllokuara rruget qe lidhin fshatrat me njera-tjetren. Ne fshatin Haspiraj te kesaj komune jane demtuar 12 banesa dhe rrezikojne edhe 8 te tjera. Banoret e ketij fshati jane evakuuar.
Situata paraqitet me e rende ne fshatin Bishqem ku jane prishur 13 varre prej erozionit te tokes. Nje pjese e banoreve kane zhvarrosur te afermit e tyre duke i spostuar ne nje tjeter vend me te sigurte. Varrezat jane afer nje zone te banueshme dhe rreshkitjet e dheut po i spostojne te vdekurit ne oborret e shtepive.
Kreu i komunes se Pajoves deklaron se ka siguruar nje tjeter vend per t’i rivarrosur. Nderkohe qe 10 hektare toke i ka zaptuar shtrati i ujrave te lumit Shkumbin dhe banoret e kesaj zone i kerkojne demshperblim qeverise.