E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin tentative per vjedhje vritet polici

(UPDATE) Një aksion i policisë së Peqinit ka përfunduar me vrasjen e një polici dhe të njërit prej objektivave të tij. Rajoni i policisë së Peqinit kishte marrë një telefonatë mbrëmjen e djeshme përmes të cilës u njoftua se disa persona po vidhnin një transformator. Menjëherë një patrullë e saj është nisur drejt komunës Pajovë ku po kryej vjedhja dhe me të mbërritur pranë kabinës elektrike,vjedhësit janë larguar me makinë, patrulla i është vënë nga pas,por është gjendur nën breshërinë e automatikut të tyre, e cila i ka marrë jetën policit 50 vjecar zabit caka babi i dy fëmijëve.

Nga hetimet e para të grupit hetimor mendohej se viktima e dytë e këtij aksioni Luan Tabaku 40 vjec mbeti i vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit por në përfundim të tyre drejtori i policisë së Elbasanit, Jashar Vreka konfirmoi se Tabaku ishte vetvrarë. Ndërkohë që grupi hetomor pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes dhe marrjes në pyteje të banorëve të zonës po punon për të identifikimin dhe ndalimin e autorëve të tjerë të kësaj ngjarje rëndë.

Besim Dybeli Azhornuar së fundi ( e premte , 02 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›