Mblidhet konferenca e Kryetareve merr pjese dhe PS

Konferenca e Kryetarëve, e thirrur nga kryetarja Jozefina Topalli është mbledhur sot për rreth 1 orë. Në mbledhje u vendos për kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit. Në të ishe i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci. Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar do të jetë të hënën në orën 18.00.
Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku pjesëmarrës kanë qenë dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi dhe ai i LSI-së, Vangjel Tavo. Janë një sërë ligjesh që kërkojnë edhe votat e opozitës, për tu miratuar në Kuvend, një kërkesë kjo e përsëritur një ditë me parë dhe nga Kryeparlamentarja Topalli.
Anisa Braho