E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin thike ne zemer 55-vjecarit

/ /

Per disa ore u dyshua se Ibaj kishte qelluar veten duke kryer vetevrasje por hetimet intensive te policise konkluduan ne nje vrasje ne rrethana dhe motive ende misterioze. Ne momentin kur policia mberriti ne vendin e ngjarjes deshmitaret ishin te pakte. Sipas burimeve te policise se Elbasanit behet e ditur se vetem dy persona te cilet po pinin ne nje lokal aty prane jane marre ne pyetje si deshmitare te ketij krimi. Nga keqyrja ne vend nuk eshte gjetur arma me te cilen u qellua 55-vjecari. Ky fakt ka bere qe policia te dyshoje per nje vrasje autori i se ciles eshte larguar ne kohe rekord. Viktima ka rene pertoke tek dera e nje lokali ne afersi te qendres se qytetit pasi u qellua me nje goditje te vetme. Deshmitaret thane se nuk kane degjuar ndonje zhurme por vetem kane pare viktimen te shembej pertoke mbuluar nga gjaku. Edhe pse shkaqet e kesaj ngjarjeje jane ende te paqarta pritet qe hetimet e metejshme te hedhin drite mbi vrasjen e 55-vjecarit i cili nga te dhenat e para mesohet te mos kete pasur probleme gjate koheve te fundit cka e ben edhe me te veshtire zbardhjen e kesaj vrasjeje. Nderkohe forca te shumta policie diten e djeshme kane kryer kontrolle ne pjese te ndryshme te qytetit por dhe ne hyrjet e daljet e tij pa mundur te bien ne gjurmet e autorit apo autoreve te vrasjes. Nga ana tjeter grupi hetimor po perpiqet te marre deshmite e familjareve te viktimes Ali Ibaj por nje gje e tille ka qene thuajse e pamundur te pakten deri ne oret e vona pasi ata kane qene te tronditur nga lajmi i rende. Mesohet se 4 vjet me pare djali i Ali Ibajt mbeti i vrare ne qytetin italian te Breshias ku ishte emigrant. Megjithe rrethanat ne te cilat u gjet i vdekur 55-vjecari nuk po perjashtohet asnje nga pistat si ajo e nje vrasjeje te mireorganizuar per shkak te ndonje konflikti te vjeter per arsye qe pritet te zbardhen dhe nga deshmite e familjareve te viktimes e tjetra ajo e nje grindjeje te castit ku autori ka qene nje person gjakftohte qe e qelluar ne vend. Ibaj eshte banor i vjeter i Peqinit dhe banoret e qytetit nuk jane shprehur per ndonje problem te tij apo te familjes se 55-vjecarit. Ai administronte nje lokal te vogel prane vendit ku ndodhi ngjarja.

PEQIN/ ALDO KOZARJA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›