E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia vdesin ne rruge tre femije

FUSHE-KRUJE - Tragjedi ne familjen Kola nga Derveni i Krujes. Tre femijet e mitur te saj mbeten te vdekur ne aksidentin fatal pak pas darkes se 25 dhjetorit ndersa i ati i tyre qe drejtonte makinen ndodhet ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak. Me kete fatkeqesi u mbyllen festimet e Krishtlindjeve per familjen e Anton Koles. Ngjarja e rende u shenua pak pas mesnates se te shtunes ne superstraden Fushe Kruje-Mamurras. Aksidenti ndodhi ne kryqezimin e rruges se Gramzes me superstraden ku dy mjetet njera me targa te Krujes tip Golf 2 qe drejtohej nga Anton Kola dhe tjetra me targa te huaja tip Golf 4 i cili drejtohej nga Mark Marku jane perplasur mes tyre. Nga burimet e policise konfirmohet fakti se makina ne te cilen ndodhej

Kola me femijet e tij kalonte nga nje rruge dytesore ne superstrade pa vene re se po vinte nje autoveture tjeter ne rrugen kryesore. Erresira si dhe bllokimi i fushepamjes per shkak te kallamishtes dhe shkurreve te cilat ishin shume te medha ne ane te rruges bene qe Kola te mos dallonte ne kohe makinen me targa te huaja. Brenda pak sekondash ndodhi dhe tragjedia per familjen Kola. Tre femijet e mitur qe ndodheshin ne pjesen e pasme te makines gjeten vdekjen e menjehershme. Violeta 12 vjece Griselda 9 vjece dhe Griseldi 6 vjec nga fshati Derven i Krujes humben jeten ne vend ndersa babai i tyre Anton Kola vazhdon te jete ne gjendje kritike ne Spitalin Ushtarak pasi u transportua me urgjence nga ana e policise rrugore te Krujes. Familja Kola mesohet se po kthehej nga fshati Gramez per ne Derven pasi kishin qene se bashku per te festuar Krishtlindjet tek dajat e femijeve. Nga burime te policise pohohet se nena e femijeve kishte qendruar tek njerezit e saj ate nate. Policia e cila shkoi menjehere ne vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizen dhe ka zbardhur rrethanat e ketij aksidenti nder me te rendet ne superstraden Fushe Kruje-Lezhe. Sipas saj mendohet paraprakisht se ka qene dalja e gabuar e automjetit ne superstrade qe ka shkaktuar aksidentin e rende si dhe shpejtesia e madhe e drejtuesit te mjetit me targa te huaja. Po keshtu edhe pamja e kufizuar ne dalje te rruges dytesore me superstraden. Por deri ne zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes policia do te mbaje te ndaluar edhe drejtuesin e mjetit me targa te huaja Mark Marku. Daljet e rrugeve dytesore ne kete superstrade si dhe ngushtesia e saj sjellin pjesen me te madhe te aksidenteve e cila quhet ndryshe si superstrada e vdekjes. Jo shume kohe me pare vetem 200 metra nga kjo rruge ne dalje nga Mamurrasi kane gjetur vdekjen tre te rinj nga Kukesi. Ndersa ne anen tjeter te po ketij kryqezimi disa muaj me pare eshte perplasur nje Benz me nje ambulance te Lacit ku gjeten vdekjen gjashte persona. Ne shume raste eshte nxjerre perfundimi se mungesa e sinjalistikes eshte problemi kryesor si dhe pakujdesia e drejtuesve te mjetit ne nje rruge me shume dalje anesore dhe qe nuk lejon parakalimin e kollajshem te mjeteve.

Viktimat

Violeta Kola
12 vjece

Griselda Kola
9 vjece

Griseld Kola
6 vjec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›