E Hënë, 2 Nëntor 2026

Për 3 dekada në sfidë me rrugën, banorët apel institucioneve: Mjaft kemi vuajtur

Prej 3 dekadash sëbashku me kamionçinën e tij të vjetër, Vatë Ndoja përshkon thuajse çdo ditë aksin Shkodër-Shllak.

Teksa e pyet për vështirësitë Vata tregon se “ Prej 30 vitesh në këtë gjendje. Mjetin e përdor me mbajt ushqime, me furnizuar dyqat apo nevojat e familjes”.

Rruga është arsyeja kryesore që sot krahina e Shllakut e cila të regjistruar aty njeh më shumë se 1200 banorë, por resident janë më pak se 200.

Njësia Administrative Shllak është vetëm 39 km nga qyteti i Shkodrës, ku 19 prej tyre kanë mbetur në këtë gjendje. Me një përgjegjësi dyfishe për tu mirëmbajtur mes Bashkësisë Shkodër dhe asaj Vau Dejës, banorët e saj kërkojnë më shumë vëmendje, mes tyre edhe Vata i cili më shumë se askush e njeh rëndësinë e rrugës.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›