E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtegu Theth – Valbonë, i preferuari i turistëve

Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve kryesisht të huaj.

Një prej zonave më të vizitueshme në zonat malore është Shtegu Theth – Valbonë.

Ky shteg eksplorohet thuajse gjatë 12 muajve të vitit ndërsa po bëhet çdo vit e më i njohur.

Ndërsa turistët që po vizitojnë Shkodrën në këtë periudhe krahas alpeve po vizitojnë edhe qytetin dhe atraksionet për rreth.

Megjithëse jemi jashtë sezonit turistik sërish Shkodra po preferohet nga turistët e huaj.

10-20 turistë të huaj çdo ditë kërkojnë informacione pranë zyrës së informimit që Bashkia Shkodër ka në qendër të qytetit.

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›