E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Beckham, diskuton parlamenti francez!

Parlamenti francez dje ka patur një debat të nxehtë lidhur me çështjen e David Beckham.

Ylli anglez i transferuar te skuadra franceze PSG, ka ndezur debatet në parlament lidhur me pagën e tij dhe sistemin tatimor ndaj njerëzve me pagë të lartë. Beckham do të marrë më shumë se 200 mijë euro në javë, ndërsa vetë ai ka thënë se paga e tij do të shkojë për bamirësi.

Debate të ashpra në parlament thuhet të jenë nisur mes deputetit konservator Gerard Darmanain dhe atij socialist Jerome Guedj për çeshtjen e Beckham ka mendime të ndryshme për të. Për disa politikanë, transferimi i tij është lajm i mirë për futbollin francez, ndërsa disa e vlerësojnë të dëmshëm, sidomos pagën e tij të lartë./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›