Prapë në Angli, portieri bëhet "viktimë"

Është hera e tretë këtë edicion që portierët në Angli sulmohen nga tifozët në fushë. Kësaj radhe gjesti i ulët i një tifozi është parë në ligën e tretë të Anglisë mes Gillingham dhe Wycombe.
Një tifoz i Gillingham e goditi nga mbrapa portierin mysafir Jordan Acher duke e rrëzuar në tokë. Portieri ishte i durueshëm pasi që nuk e goditi tifozin e pakulturë duke i'a lënë këtë punë sigurimit të stadiumit.
Madje tifozi negativ ishte vetëm 19 vjeçar por që i gatshëm të bëjë gjestë aq të ulta.
/>