E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Gjimin

26/04/10 04:00

Ndërsa të tjerët flenë, Hakiu dhe Seldi qëndrojnë në kopsht për të bërë bisedat e fundit. Por, në bisedë e sipër, Hakiu shprehet se sipas tij, Gjimi kishte hyrë në shtëpi i parapërgatitur për lojë, tamam me synime të qarta. Seldi e pyet për më shumë, se cfarë loje kishte Gjimi. Hakiu ngre supet dhe shprehet se që në fillim i kishte bërë përshtypje ai. Kika tregon se kur hyri në shtëpinë e BB në fillim, Gjimi ishte aty dhe kur po jepej klipi prezantues, Gjimi ishte kthyer nga ai dhe duke folur në dialektin kosovar e i kishte thënë Kikës se ai e kuptonte edhe këtë dialekt. Të nesërmen, Gjimi kishte filluar menjëherë të vinte në dukje tek banorët se Kika është aktor, punon në radio, është orator etj., të cilat Hakiut i kishin bërë mjaft përshtypje. Të dy djemtë mendojnë se fakti që Gjimi e nisi lojën që mbrëmjen e parë, do ndikonte që ai të dilte shpejt nga loja, pavarësisht asaj që ndodhi. Hakiu e karakterizon si një tip interesant Gjimin. Seldi kujton debatin e parë mes Kikës dhe Gjimit, por Hakiu shprehet se kur erdhi Gjimi pasi u rehabilitua, i kishte thënë se i vetmi që nuk e kishte kuptuar lojën e tij ishte ai. Hakiu shprehet se vërtetë nuk e dinte nëse ai debat ishte i sinqert nga Gjimi apo lojë e tij dhe shton se fillimisht nuk kuptonte lojën e askujt. Ai përsërit se Gjimi ishte interesant e do ti duhej shtëpisë, ndërsa Seldi thotë se për 10 ditë që qëndroi në shtëpi, ai e bëri lëmsh të gjithën. Më pas, djemtë flasin për radion ku punon Hakiu. Hakiu i tregon disa gjëra nga puna e vet. Mbrëmjen, djemtë e përfundojnë duke biseduar për nominimin e tyre. Seldi shprehet se përvec Mnadit, katër djemtë e tjerë janë banorë të vjetër dhe mendojnë se kjo javë është e vështirë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›