E Diel, 1 Nëntor 2026

Përshtypjet e lojës

26/04/10 00:32

Pasi përfundojnë emisionin e kësaj mbrëmjeje, banorët fillojnë nga komentet. Protagonistët lojës dalin të kënaqur nga ky inskenim. Ata shprehen se janë argëtuar shumë, por do donin që të kishin ndryshuar disa momente, pavarësisht improvizimit të momentit. Klodi shkon edhe tek spektatorët pëe të marrë mendimin e tyre. Hakiu tregon se ka qeshur shumë me batutat e tyre, sidomos të Mandit, ndërsa Domenika thotë se asaj nuk iu dukën shumë komike batutat e Mirit, ndërsa dy djemtë e tjerë po. Ata mendojnë se Klodi dhe Mandi e realizuan më mirë pjesën dhe dukeshin më komik pikërisht se ishin transformuar në gra të moshuara edhe me anë të veshjes. Të tjerët, madje dhe vetë Klodi komplimenton Mandin për lojën e bukur.
Duke ndenjur tek kolltukët, Klodit i vjen një tjetër mëndim për një lojë, të cilën mendon ta realizojnë mbrëmjen tjetër. Ai mendon që të organizojnë dy salla interneti deh të bëjën sikur chat-ojnë, duke i thënë batutat e ndryshme me gojë. Banorët entuziazmohen dhe japin ide të tjera për ta realizuar më mirë atë. Klodi shton se mund të luajnë një pjesë sikur njihen ne facebook dhe mes tyre lind një histori dashurie.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›