E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Oltën

05/04/10 15:56

Pas bisedës që patën për familjen e Domenikës, ajo bashkë me Mirin diskutojnë për të tjera çështje. Fillimisht Domi e pyet Mirin për deklaratën që bëri disa ditë më parë kur ai tha se kishte një djalë jashtë shtëpisë. Domi e pyet nëse kjo është e vërtetë dhe Jetmiri nis të shpjegohet. Ai thotë se këtë gjë e tha vetëm sepse kishte vënë re që Mandi e njihte atë nga jashtë shtëpisë dhe nuk ishte afruar që ta pyeste Mirin për jetën e tij që ta njihte nga afër, por fakti që ai të kishte një fëmijë nuk ishte e vërtetë. Pai tregon për mardhënien që ka me Mandin, Domenika e pyet për Oltën. Ajo i thotë Jetmirit që ky i fundit të tentojë që të thyejë akujt mes tij dhe Oltës. Jetmiri i thotë se ai ka tentuar disa herë që të komunikojë siç duhet me Oltën, por nuk ka arritur. Jetmiri thotë se tashmë nuk ka se për çfarë të flasë dhe se është i sigurt që me Oltën nuk do të ketë asnjëherë një komunikim të hapur. Domenika i thotë se përse ai flet me kaq siguri për këtë gjë dhe Jetmiri i thotë se ai ka vënë re se Olta ka një formim krejt të ndryshëm nga formimi i tij dhe për të Olta nuk e ka kulturën e dialogimit. Domenika e pyet nëse ai është kurioz të zbulojë më tepër se kush është Olta. Jetmiri i përgjigjet se ai në përgjithësi është shumë kurioz, por për Oltën tashmë i është shuar kurioziteti. Domenika i thotë se çfarë do të bënte ai nëse Olta do ti kërkonte të sqaroheshin. Miri i thotë se ai do ta dëgjonte nëse kjo do të ndodhte, por që ti kërkojë ai të bisedojnë, nuk e shikon si të nevojshme më. Domenika i thotë se kjo është e çuditshme që ata të dy të mos komunikojnë fare me njëri-tjetrin, në një kohë që janë drejt fundit të spektaklit dhe ndoshta do të jenë të dy deri në finale. Ajo thotë se nuk është normale që të dy të mos arrijnë që të komunikojnë siç duhet me njëri-tjetrin edhe pas një kohë kaq të gjatë. Domenika i thotë se për mendimin e saj Jetmiri është kurioz për Oltën. Miri e mohon këtë dhe e sqaron Domin se ai nuk ka kuriozitet për Otën sepse kjo e fundit nuk i ka treguar se është një vajzë e pjekur, serioze etj. Më pas Jetmiri i kërkon Domenikës që të ndyshojnë temë diskutimi sepse nuk dëshiron që të zgjaten më tepër për këtë çështje. Kështu biseda e tyre zhvendoset në mënyrën se si po i shohin ata zhvillimet e fundit në shtëpi. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›