E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Pepen, Real Madrid-Porto

Mbrojtësi i Real Madridit, portugezi Pepe ka deklaruar se për dëshirën e tij finalja e sivjetme në Ligën e Kampionëve do të ishte Real Madrid-Porto.

"Do të doja një finale mes Realit dhe Portos. Për mua ata janë njëra nga skuadrat favorite për të fituar këtë garë. Kanë një skuadër të mrekullueshme me lojtarë të mëdhenj.

Unë kam dashuri për ish skuadrën dhe ish shokët e mi, shpresoj të takohem me ta" deklaroi Pepe./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›