E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Presidentin e Republikës, Bujar Nishani

piroNga Piro Lutaj

 

Dekrete:

Presidenti Nishani dekreton një ndryshim në dekretin nr. 8288, datë 7 gusht 2013 Për mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Presidenti Nishani dekreton mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar Komune, Komuna Rrethina, Qarku Shkodër

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Ahmet Jangulli, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Mariana Velçani, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar komune, komuna Dardhas, qarku Korçë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Fatmira Hajdari, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Agim Bendo, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Shkëlqim Mustafa, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Zoti President!

Ndoqa me vëmendje dhe pa asnjë shqetësim deklaratën e dalë nga zyra juaj, ku dukej qartë se ju merreshit me veten tuaj, dhe jo me shqetësimin e opinionit publik, përfshi edhe mua, ku u kemi kërkuar të shprehni qendrimin tuaj zyrtar për një çështje që ka të bëjë me cenimin e planit të përhapjes së FA të RSH.

Më lartë kam paraqitur faqen zyrtatre të Presidentit të RSH, ku janë ekspozuar Dekretet e firmosura prej Jush, gjatë këtyre 12 ditëve.

Ju keni detyrimin ligjor të publikoni në këtë faqe Dekretin për heqjen e QKU, nga plani i përhapjes së FA.

Po kështu, me qëllim që të bindni opinionin publik, në deklaratat tuaja nëpërmjet zëdhënësve, jeni të lutur të vini në dispozicion të medieve dhe personave të interesuar, praktikën e plotë që u ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes për këtë çështje, e cila është kryekeput në kundërshtim me ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe të Komandimit Strategjik të FA”.

Sa për prokurorinë, unë do të isha fatlum, që ajo të vazhdojë të kryejë detyrën si institucion i pavarur dhe në zbatim të ligjit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›