Kisha nuk përdhoset nga zbatimi i ligjit
Nga Fejzo Subashi
Sot, duhet ta kuptojë mirë cilido qoftë, politikan i thjeshtë apo president i vendit, klerik i madh apo besimtar i thjeshtë, qytetarë i thjeshtë apo një person me rëndësi e reputacion të madh, se: Vendi ynë ka nevojë për zbatimin e ligjit dhe për një shtet ligjor… Ne, nuk kemi nevojë as për situatë anarshiste e aq më keq për një një anarshi të plotë. Ne kemi nevojë për një demokraci të shëndoshë, të fortë e zbatueshmëri ligjore. Ka ikur koha e arrogancës dhe propotencës të të fortit nga individë, institucion privat, shtetëror, fetar apo civil. Shqipëria dhe qytetari shqiptar, ka nevojë për një shtet, pushtet, qeveri, institucione çfarëdo lloje qofshin dhe ushtrim funksionesh që të zbatojnë ligjin, me integritet dhe në dobi të vendit e komunitetit. Ka më shumë nevojë se kurrë, për drejtues që të jenë shërbëtorë e misionarë të komunitetit e të vendit, jo me misione të veçanta e keqdashje ndaj individit, komunitetit dhe Kombit…
Zbatimi i ligjit dhe vendosja e drejtësisë në lidhje me Shtëpinë e Kulturës Përmet, nëpërmjet procedurave dhe zbatimit të tyre ligjorë, është bërë prej më shumë se një jave objekt mediatik, politik dhe social e shoqëror.
Bashkëjetesa fetare në Shqipëri dhe respekti i mbarë opinionit qytetar Shqiptar për fenë, është tregues i kulturës dhe element i veçorisë kombëtare në krahasim me vende e komunitete, sekte fetare në të katër anët e botës.
Nuk arrij ta mendoj e jo më të besoj apo të shikoj veprime konkrete, ku përfaqësues, besimtarë të një komuniteti apo sekti fetar, të sillen në mënyrë brutale, në mënyrë anarishiste me institucionet ligjore dhe me ligjin. Nuk mund të kesh besim dhe të shpresosh se po realizon misionin e vet institucional e fetar, me veprime dhe sjellje të tilla që më shumë të ngjajnë me sjellje e veprime që mbarë opinioni qytetar ndërkombëtar po i godet, në shumë vende të cilat lënë për të dëshiruar… Sjellja e klerikëve ortodoksë dhe institucioneve te këtij sekti në Përmet, Gjirokastër, Korçë dhe Berat, tregon dhe të bën të besosh se, vetëm institucione dhe punonjës të institucioneve fetare, ata nuk mund të jenë…
Përmeti dhe qytetarët e Përmetit, me të padrejtë, kanë mbi pesëmbëdhjetë vjet që janë bërë pjesë e një problemi të madh shoqëror, publik, politik dhe mediatik, pa shkak dhe arsye, nga sahanlëpirës dhe mediokër, nga njerëz që janë vënë në shërbim të fesë, jo për rolin dhe misionin e fesë ortodokse, por për interesa të tyre personale dhe familjare. Çdo gjë mund ti shkonte këtij qyteti dhe këtij komuniteti, por sjellje dhe veprime të kësaj natyre, ky qytet nuk i meriton dhe si ka as për soj e as për fis…
Ca pseudo klerikë, të cilët deri dje kanë qenë kafsharë të nderuar, por, sot klerikë të djallëzuar, cinikë e mediokër, duke veshur mantelin e klerikut të thjeshtë, nga mbiemri ose emri, apo nga diçka që e kalon edhe kufirin ekstrem të personalitetit, duke i sjellë jo vetëm këtij komuniteti, por gjithë shoqërisë dhe popullit përmetar në veçanti, një shqetësim dhe një problem aq të madh qytetar, social e kulturorë. Shpesh, me shkak apo pa shkak, me arsye apo pa arsye, prej vitesh nga disa drejtues të paaftë të kësaj bashkie, që shiteshin te këta pseudo klerikë për një vizë në Athinë apo për…, ishin vënë në shërbim të këtyre njerëzve dhe jo të këtij komuniteti që i besonte ta menaxhonte. Po ashtu, edhe ca politikanë apo forca politike, nga frika se nuk marrin besimin e te parit, shpesh heshtnin, mbyllnin sytë para fenomenit dhe bëheshin palë më të keqen e tyre duke përdhosur politikën, ligjin dhe aq më keq Përmetin e kulturën Përmetare, e cila është edhe e katolikeve edhe e ortodokseve edhe e myslimanëve.
Shqipëria dhe çdo shqiptar, ortodoks apo mysliman, katolik apo çfarëdo lloji, kanë nevojë dhe domosdoshmëri për shtet ligjor dhe zbatim të ligjit. Ky fenomen dhe shqetësim, merr një rëndësi të madhe, aq më shumë kur ne jemi një vend që respektojmë e vlerësojmë bashkëjetesën fetare. Vetë, sektet fetare në Shqipëri, janë institucione dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre si subjekte juridike. Zbatimi i ligjit, i cili është i detyrueshëm për cilindo, si për klerikët dhe institucionet e klerikëve, duke u dhënë këtyre institucioneve, rëndësinë dhe personalitetin e duhur. Respekti dhe zbatimi i ligjit nga këto institucione, nuk i përdhos ato, qofshin klerikë të thjeshtë apo të rëndësishëm. Atyre, u jep personalitet, rëndësi dhe i bën të besueshëm e efikas, në misionin e tyre për komunitetin që përfaqësojnë, duke reflektuar me sjelljen e tyre qytetari, kulturë, me rregulla e norma, duke zbatuar dhe ushtruar funksionin e tyre në përputhje me ligjin. Ne jemi shtet ligjor, ku para ligjit jemi te gjithë të barabartë, kushdo qoftë si dhe vetë shteti. Në këtë këndvështrim, s’ka se si të përjashtohen nga kjo e drejtë kushtetuese dhe e detyrueshme, as kleriku dhe as institucionet klerike.
Natyrshëm lind një pyetja për cilindo qoftë, politikan apo klerik, qoftë Dulja apo Saliu, Rama apo Janullatusi, nëse jemi për shtet ligjor apo për anarshi?! Personalisht, nuk paragjykoj, nuk mendoj e gjykoj në interes të njërës apo tjetrës palë… Përmes këtij shkrimi, mendoj të trajtoj fenomenin dhe shqetësimin e mësipërm, i cili ka ngarkesë politike, fetare, sociale, shoqërore e institucionale, e pse jo dhe ndërshtetërore. Këto ngarkesa, me ose pa dashje, sjellin pasoja e pështjellime, duke krijuar situata jo të këndshme për kombin dhe vendin, veçanërisht në situatën politiko-ekonomike, në të cilën ndodhemi.
Nuk mund të jeni i besueshëm as ju z. Dule, e as ndonjë politikan tjetër, jo për politikën e qytetarët shqiptar, por as për komunitetin grek, as për klerikët, as për qeverinë Greke dhe aq më keq për ndërkombëtarët, ku me cilësinë e politikanit e aq më keq të një përfaqësuesi të një komuniteti që kërkon më shumë se kushdo zbatimin e ligjit dhe të drejtave që rrjedhin nga ligji, të kërkoni diçka mbi ligjin dhe jashtë ligjit… Prononcimet Tuaja dhe të ndonjë politikani tjetër, në lidhje me këtë çështje, lënë shumë për të dëshiruar… Më e keqja e madhe e tyre, moleps duke vënë në dyshim sjelljen dhe figurën tuaj politike…
Veprime dyshuese, komprometuese dhe jo institucionale, janë sjelljet dhe veprimet jo prej kleriku dhe institucionesh klerike, veçanërisht në Korçë, Berat, Përmet e në mënyrë eksplicite sjellja e djeshme iniciuar nga institucioni i këtij sekti në Gjirokastër. Nuk mund të kesh rolin e klerikut apo të përfaqësuesit të institucionit fetar që udhëheq, sado që të shtiresh apo të bësh mesha brenda apo jashtë objekteve te kultit, nëse nuk zbaton ligjin… Në të njëjtin moment shqetësohem si çdo qytetar, pasi pështjellimi dhe bërja kaq e madhe e kësaj çështje, duke i dhënë ngjyrime politike e ndërshtetërore, e aq më keq kur implikohen edhe institucionet shtetërore greke, pa shkak e pa të drejtë. Aq më keq ndjehem si qytetar i lirë i vendit tim, kur klasa politike, qeveria në detyrë, ministri i jashtëm në ikje apo edhe ai që vjen, nuk marrin as mundimin të bëjnë një prononcim mediatik dhe zyrtar në lidhje me çështjen… Kjo, tregon qartë, se diçka ka, dicka fshihet dhe diçka nuk shkon… Kur ne, shpresojmë dhe kërkojmë me forcë shtet ligjor, demokraci të shëndoshë e të sigurtë, të dominojë ligji dhe zbatimi i tij, përballemi me fenomene të tilla e të paskrupullta…
Personalisht, nuk e paragjykoj nëse ka qenë apo është pjesë e kishës, Shtëpia e Kulturës Përmet. Por, veprimi i klerikut përmetar ortodoks, me sjelljet e veprimet e tij, që vijnë jo nga dëshira e mirë dhe profesionale, ka krijuar shqetësime dhe ndërlikime në këtë qytet dhe në këtë Qark. Jo vetëm ky klerik në Përmet, por nuk e teproj nëse gjykoj mbi angazhimin apo pjesëmarrjen shpesh ne fenomene të tilla, që nxisin dhe krijojnë situata