Për Zeta-Jones, koha ka ndalur në vend (FOTO)
Share
Për aktoren Catherine Zeta-Jones, koha duket se ka ndalur në vend. Edhe pse në moshën 42-vjeçare, ajo është në një formë të shkëlqyer fizike dhe më e bukur se kurrë. Këtë e ka treguar gjatë një mbrëmje bamirësie, ku nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, Michael Douglas, ka shkëlqyer me një fustan ngjyrë argjendi. E ndërsa Zeta-Jones është shfaqur në formë të shkëlqyer, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bashkëshortin e saj, që është shumë vjet më i madh se ajo.





